Raciste dhe korruptive e quajti kryetari i PD-së, deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos dje në një intervistë për Politico kur flet për individë të korruptuar në Shqipëri, që vërtet janë luftuar nga SPAK, por që pranohen nga vetë shoqëria.
Reagimi
Dje Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, bëri një deklaratë lidhur me çështjen Balluku në Shqipëri, ku tha se Brukseli po monitoron këtë çështje, por gjeti si problem pranimin që shoqëria shqiptare i bën korrupsionit. Keni një përgjigje për zonjën Kos?
Berisha: Deklarata e komisioneres Marta, një ditë pasi partia e parë fitoi zgjedhjet në Slloveni dhe që nuk foli gjer dje, është një deklaratë e mirëfilltë raciste dhe korruptive.
Nëse kemi të bëjmë me korrupsion politik apo korrupsion monetar, kjo është çështje e institucioneve të hetimit të BE.
Por të akuzosh një shoqëri se pranon korrupsionin, në një kohë kur mbështet hajdutin me të gjithë peshën që ka Komisioni, pak me thënë, po ngjet si ortak i tij.
Kaq kam për këtë koment.
Çfarë deklaroi dje Marta Kos?
“Ti mund të kesh legjislacionin më të mirë për të luftuar korrupsionin,-ka thënë Marta Kos në Politico duke vazhduar,- por nëse korrupsioni është i pranuar në vend, atëhere ke një problem tjetër. Kështu që të gjitha ato vende janë duke kaluar përmes këtij procesi të ndryshimit të mendësisë ndaj korrupsionit dhe kjo do pak kohë”.








