Deklaratat e Ibrahimajt, Sula: Stop arrogancës, kanë mbyllur një sy e një vesh dhe kanë lejuar këtë krim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklaratat e Ibrahimajt, Sula: Stop arrogancës, kanë mbyllur një sy e një vesh dhe kanë lejuar këtë krim

19:56 | 06/07/2022
në Shqiperi
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas deklaratave të ministres së Financave, Delina Ibragimaj. Ministrja pranoi sot se skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar të denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë të vërteta dhe se kanë qenë vetë tatimet që i kanë referuar në prokurori në vitin 2018.

Ibrahimaj tha se janë denoncuar 20 kompani fiktive që prisnin fatura për punë të pakryera, dhe se faturat janë blerë nga 197 firma, mes të cilave edhe kontraktorë të inceneratorëve.

“Ministrja Ibrahimaj konfirmoi sot se krimi ekonomik me kompanitë guaskë është lejuar nga qeveria! Ministrja Ibrahimaj duhet të kishte dalë sot bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe të komunikonin kërkesën për bllokimin e llogarive të kompanive dhe pronarëve që kanë kryer krim ekonomik me kompanitë e inceneratorëve. Por jo, ajo doli dhe konfirmoi se kishin dijeni, madje tentoi ta relativizonte situatën si një gjë normale. Kjo mazhorancë detyroi të gjithë bizneset që pas kasës fiskale të bënin sërish shpenzime të tjera me detyrim për projektin e fiskalizimit që raporton në kohë reale për çdo gjë. Por mesa duket edhe këto para janë shpenzim i shkuar dëm, ose zyrtarucët kanë mbyllur një sy e një vesh (duhen parë arsyet pse) dhe kanë lejuar këtë krim galopant ekonomik”, shkruan Sula.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Sakaq, deputeti demokrat shprehet se ministrja konfirmoi që krimi ekonomik me kompanitë guaskë është lejuar nga qeveria. Ai thotë se ministrja duhet të kishte dalë sot bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe të komunikonin kërkesën për bllokimin e llogarive të kompanive dhe pronarëve që kanë kryer krim ekonomik me kompanitë e inceneratorëve.

Gjithashtu, Sula fton të gjithë qytetarët që të protestojnë ditën e nesërme.

“Ibrahimaj konfirmoi se kompanitë guaskë kanë bashkëpunuar edhe me kompanitë e inceneratorëve, por pavarësish këtyre fakteve dhe të tjerave që dolën nga Komisioni Hetimor për ministren nuk ka mjaftueshëm shkelje për të stopuar mbushjen e xhepave të pronarëve të inceneratorëve me paratë e taksapaguesve shqiptar. Qeveria nuk pret vendimin e gjykatës kur bëhet fjalë për të shembur shtëpitë e qytetarëve të thjeshtë, por është “skrupuloz” në respektimin e vendimit kur bëhet fjalë për të vjedhur paratë e tyre me skema të mëdha korruptive. Ndaj nesër çdo qytetar që e ndien veten të vjedhur, të shtrydhur, të shtypur duhet të dal të protestojë për të drejtat e veta. Për ti thënë STOP arrogancës së kësaj qeverie. Qytetarët duhet të reagojnë për të drejtat e tyre fort e jo për privilegjet e qeveritarëve apo liderëve partiak. Siç thonë edhe mjekët: më shumë rëndësi ka parandalimi sesa kurimi, ndaj gjithësecili duhet të dalë në protestë për të frenuar arrogancën e kësaj qeverie e jo të pres derisa problemi ti vijë te dera e shtëpisë. #protestome7Korrik”, shkruan Sula.

Etiketa: Dashnor Sula

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Demiraj: Shqipëria duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO

Pushtimi rus i Ukrainës e ka bërë përfundimisht NATO-n shumë herë më të fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

12:37 | 01/02/2026
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

12:19 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –
  • Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com