Deputeti Halit Valteri ka bërë një denoncim ndaj koleges së tij gjatë seancës plenare. Pasi ka marrë fjalën nga vendi, Valteri ka “denoncuar” kolegen e tij se ka votuar disa herë duke i kërkuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të marrë masa.
“Një deputete ka votuar 5 fletë votimi. Ju lutem merrni masa,“-u shpreh Valteri. Ndërsa denoncimi i tij është përkrahur edhe nga Ruçi, i cili është shprehur se e ka konstatuar edhe ai të njëjtën gjë.
“Është e drejtë, e konstatova dhe unë. Do vërtetohet nga Komisioni përkatës,”-tha Ruçi.
https://youtu.be/vMYBgmWCvsY