Degët më të kërkuara në universitet, bien nga “piedesali” juridiku e ekonomiku – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Degët më të kërkuara në universitet, bien nga “piedesali” juridiku e ekonomiku

15:21 | 06/08/2017
në Shqiperi
0

Nuk është as Juridiku e as Ekonomiku. Të rinjtë shqiptarë, të përfshirë tërësisht nga era e teknologjisë, janë të prirur për t’u drejtuar vetë apo adresuar nga Informatika.

Këtë e tregojnë të dhënat e aplikimeve në universitete, ku më shumë se gjysma e maturantëve e kanë renditur këtë degë në dhjetëshen e preferencave të Formularit A2.

as publikimit të Librit të Transparencës, gazeta ka mbledhur aplikimet e maturantëve në qytetet kryesore për të parë trendet e sivjetme. Në tabelën përbri shkrimit janë renditur disa degë duke nisur nga më e preferuara e përbri tyre numri i atyre që i kanë përzgjedhur bashkë me kuotat, apo mundësinë që ato kanë për ta fituar degën e dëshiruar.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Analiza

Nga një kalkulim i numrit të maturantëve në qytetet më të mëdha, të cilët aplikuan për të zënë një vend në universitet, rezulton se gara më e fortë bëhet për ‘Tiranën’ në profilet Informatikë, Financë, Drejtësi, Psikologji e Infermieri. Mbi 50% e maturantëve e kanë zgjedhur Informatikën e më shumë se 1/3 Financën. Lidhja e maturantëve me ekonominë nuk ka humbur.

Financa qëndron në vendin e dytë me të vetmen risi. Të rinjtë e tërhequr nga biznesi kanë kthyer sytë nga marketingu. Rreth 2 mijë kandidatë kanë renditur në një ndër 10 preferencat degën e marketingut, veçanërisht të rinjtë e Durrësit, të cilët duket se dëshirojnë të profilizohen në menaxhim marketingu. Drejtësia, e cila vjet kryesonte listën e preferencave sërish është e treta më e preferuar.

Gjithsesi, ajo vjen këtë vit me më shumë kuota pranimi, të cilat do të presin 10- fish më pak studentë nga ç’e kanë kërkuar. Fakulteti i shkencave sociale me Psikologjinë, Shkencat Politike e Punë sociale vijojnë të jenë në top listë duke u kërkuar secila nga të paktën 5 mijë maturantë (me shumë gjasë janë të njëjtët që mund t’i kenë përzgjedhur të tria).

Jo më pak të preferuara janë degët e Mjekësisë, të cilat renditen në dhjetëshen e parë të degëve më të kërkuara. Por, ndryshe nga një vit më parë maturantë të shumtë kanë menduar të mos “e djegin” kot një preferencë, të vetëdijshëm që nuk mund ta fitojnë. Kjo, jo vetëm për shkak të mesatares së aplikimit, mbi 8.5, por asaj të të fundit fitues nga viti i kaluar që ishte shumë afër dhjetës absolute.

Universiteti Politeknik me disa degë të inxhinierive vijojnë të mbeten në trend, veçanërisht Inxhinieria elektronike, ajo e ndërtimit, pa lënë mënjanë edhe Inxhinieritë elektrike dhe mekanike.

Krahasimi

Preferencat e maturantëve janë të njëjta, ndryshon vetëm renditja. Dy vite më parë, ishte financa ajo që kryesonte listën e preferencave, e ndjekur nga Drejtësia. Ndërsa vitin e kaluar raporti u përmbys.

Drejtësi, Administrim biznes, Gazetari, Punë sociale e Financë ishin degët më të kërkuara në vitet 2015 dhe 2016. Ndërsa 2017-a sjell risi. Përveç Informatikës që e rendit në krye të listës, Financës e Drejtësisë i bashkohen Psikologjia e Infermieria në 5-shen më të preferuar. Ndonëse vijojnë ende t’i kërkojnë, Gjuha Angleze dhe Gazetaria janë zbehur ndjeshëm këtë vit për t’i lënë vendin Infermierisë e Psikologjisë.

/Panorama/

Etiketa: aplikimekonomikinformatikajuridikmaturantëuniversitet

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
SOS, birra shqiptare, në kufijtë e mbijetesës

SOS, birra shqiptare, në kufijtë e mbijetesës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

Nuk dihet fati i ekuipazhit –

18:01 | 03/04/2026
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

17:29 | 03/04/2026
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –

17:13 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:05 | 03/04/2026
Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –

17:03 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –
  • Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime –
  • Tragjedi pas sherrit në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën, djali i tij mbetet i plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk dihet fati i ekuipazhit –
  • Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com