Dëbimi i rusëve, Karpushin: Dëmton marrëdhëniet tona – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëbimi i rusëve, Karpushin: Dëmton marrëdhëniet tona

15:41 | 05/04/2018
në Shqiperi
0

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri Alexander Karpushin ka folur pas dëbimit të dy diplomatëve nga shteti shqiptar, në lidhje me çështjen “Skripal”, duke iu bashkuar dhjetëra vendeve europiane dhe SHBA-ve.

Karpushin tha se për fat të keq, dëbimi i diplomatëve dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai deklaron se Ministria e Jashtme lëshoi një deklaratë pa pasur prova dhe për më tepër quan një gabim të madh publikimin e emrave të dy diplomatëve rusë të dëbuar.

Zoti ambasador, ju i mohoni akuzat për përfshirje në helmimin e ish-agjentit rus, por a keni hetuar mbi këtë ngjarje dhe cilat janë informacionet tuaja?
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Ditmir Bushati theksoi dje në një intervistë që vendimi i NATO-s për dëbimin masiv të diplomatëve rusë është marrë sipas “provave paraprake”. Me fjalë të tjera, e vërteta e kësaj çështjeje ende nuk është zbuluar, dhe na vjen mirë që Ministria e Jashtme e Shqipërisë e pranon këtë gjë.

Vendet e NATO-s në bllok morën vendim të dëbojnë diplomatë ruse nga misionet diplomatike. A mendoni se eshët fillimi i një reagimi të ashpër të bllokut ndaj Rusisë dhe a druheni se kjo do përshkallëzohet?
Ato kundërmasa që do të ndërmerren nga pala ruse nuk mund të cilësohen si kërcënim, do të ndërmerren në bazë të parimit të reciprocitetit. Është një praktikë normale diplomatike dhe përgjigja jonë ndaj dëbimit të diplomatëve tanë do të jetë simetrike.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ministria e jashtme ruse tha se do iu përgjigjet veprimeve të tilla. Është ky një kërcënim? Çfarë përgjigje do jepni?
Duhet theksuar se mbështetja e dëbimit masiv të diplomatëve rusë nuk ka qenë e detyrueshme për asnjë vend dhe as për Shqipërinë. Për ne mbështetja ose jo e këtij vendimi në radhë të parë është indikator i qasjes objektive dhe gjykimit të shëndosh të një vendi apo të një tjetri po edhe te sovranitetit real të këtyre vendeve. Siç jeni në dijeni, më 20 mars Ministria e Jashtme e Shqipërisë lëshoi një deklaratë, në të cilën, pa pasur asnjë provë, e akuzoi Rusinë për një “sulm kimik” të zhvilluar kundër Britanisë së Madhe.

Ndërsa tani pala shqiptare dëbon dy diplomatët tanë. Madje, në kundërshtim me praktikën e gjithëpranuar ndërkombëtare Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka bërë publikë emrat e tyre. Një gjë e tillë është e palejueshme dhe na krijon një indinjatë të fortë. Shpresojmë të dëgjojmë një shpjegim zyrtar të MEPJ-së lidhur me këtë veprim.

Te qëndrimet e çdo shteti lidhur me dëbimin ose jo të diplomatëve tuaj, shihni edhe aleancat reale? (Greqia, Turqia, Qipro) nuk i larguan diplomatët….
Pra, kemi dy qasje diametralisht të kundërta: një pjesë e vendeve nuk kanë nevojë për asnjë provë për ta akuzuar Rusinë, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se është e papranueshme të veprosh pa asnjë provë në dorë. Shqipëria i përket grupit të parë, dhe kjo është zgjedhja e saj. Për fat të keq, kjo besoj se do të dëmtojë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe do të ngadalësojë ecurinë e tyre në të ardhmen.

/www.balkanweb.com/

Etiketa: Alexander KarpushinAmbasadori i Rusisë në Shqipëri

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Pse e braktisi Vangjel Dule tryezën e opozitës?

Pse e braktisi Vangjel Dule tryezën e opozitës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026 –

07:49 | 17/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për sot, 17 mars 2026 –

07:42 | 17/03/2026
Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026 –
  • Horoskopi për sot, 17 mars 2026 –
  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026 –
  • Horoskopi për sot, 17 mars 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com