Debati për abortin, reagon Kokalari: 45 sekonda merr për të përdorur prezervativin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati për abortin, reagon Kokalari: 45 sekonda merr për të përdorur prezervativin

21:56 | 29/06/2022
në Shqiperi
0

Debati për abortin nuk është vetëm social dhe ekonomik, por edhe politik. Anuela Ristani, nënkryetare e Bashkisë Tiranë është shprehur kundër vendimit të Gjykatës Supreme që e heq abortin si të drejtë kushtetuese të grave.

Ajo bazohet te mundësia ekonomike dhe problemet sociale ku mund të ndodhen shumë gra dhe të drejtën e tyre për të vendosur.

Ristani e ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” është shprehur se shumica grave nuk i kanë mundësit për të shkuar në një vend tjetër në kushte të rehatshme për të abortuar.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Të dhënat tregojnë që realisht shumica e grave nuk e kanë mundësinë që të shkojnë në një vend tjetër në kushte të rehatshme për të abortuar. Një grua që ndodhet në një situatë të dëshpëruar këtë çështjen e të sjellurit të kazusit para administratës së shtetit dhe të priturit që rregullat të ndryshojnë është pak luks për shumicën e grave të cilat ndodhen në situata të tilla me një shtatzëni të padëshiruar.”

Ndërkohë, Evi Kokalari, në lidhje “Skype” nga SHBA tha se kjo është hipokrizia më e pastër e majtistëve.

“Zonja flet për pamundësinë financiare të një femre për të shkuar në një shtet tjetër, ndërkohë që 5 minuta përpara ia hoqi çdo të drejtë mashkullit, që është pjesë, që pa mashkullin nuk mund të ketë embrion. Këtu ka një gjë që nuk është logjikë e balancuar dhe këto arsyet jo po ka para, jo po s’ka para…kur s’ke para 45 sekonda të merr për të përdorur një prezervativ, nuk është ndonjë problem shumë i madh në qoftë se ti e ke problem që s’ke lekë për të shkuar në një shtet tjetër, d.m.th ti nuk ke lekë as të rrisësh një fëmijë, dmth ti po të ngelesh me barrë detyrimisht do ta heqësh fëmijën.”

Gjithashtu, lidhur me këtë temë ka reaguar edhe Robert Aliaj i cili është shprehur se sipas tij ajo që ka përparësi është që tu japim të gjithë jetëve rëndësinë që meritojnë.

“Përgjegjësinë ia heqin sipas qejfit babait dhe ia japin pastaj me të gjitha kostot që iu mban përgjegjësia që i veshim atij në mënyrë të dhunshme si shoqëri. Të gjitha jetët janë të rëndësishme. Kanë të njëjtën vlerë. T’i japim të gjitha jetëve rëndësinë që meritojnë. Duhet gjetur një kompromis. Duhet bërë më me dorë në zemër ky debat. Po të mbash një pozicion sigurisht që do ndëshkosh anën tjetër.”

Diskutimi më tej ka vazhduar ku Kokalari ka thënë se aborti nuk është i vetmi vendim që është anuluar nga vendimi i ri, por ka qen një vendim që nga viti 1992.

“Logjika e saj është hipokrizia më e pastër e majtistëve në mënyrën se si ata i konceptojnë gjërat në përgjithësi i mendojnë, qoftë aborti, qoftë gjëra të tjera. Ajo sapo tha që ti si mashkull nuk ke asnjë të drejtë. Nuk është i vetmi vendim që është anuluar nga vendimi i ri. Ka qenë një vendim tjetër i 1992. Çfarë bënte kjo, deri në 1992, vendimi i 1973 i kishte dhënë të drejtën baballarëve për të dhënë një mendim për abortin dhe në 1992 e hoqi dhe këtë të drejtë për babain. Liria jote mbaron në momentin që cenon dhe lirinë e tjetrit.”

Por për këtë temë ka ndërhyrë edhe Linda Pano e cila ka thënë se Shqipëria si vend kujdeset për të drejtat e femrës, dhe se shumica e aborteve qe kryhen janë selektive dhe jo shumë të shpeshta.

“Sapo jemi kthyer nga Hungaria, dhe është një nga vendet më model për familjen një grua shtatzënë merr 26 mijë euro deri sa fëmija lind dhe pasi lind familjes i sigurohet shtëpi. 50% e siguron shteti, 50% e merr me kredi me interes zero. Ka plot vende që kujdesen. Ne kujdesimi për të drejtat e femrës, por shumica e aborteve që bëhen janë selektive, sidomos në Shqipëri. Ne flasim për të drejtën e femrës që është e lindur, por jo për të drejtën e femrës që është akoma në bark.”

 

Etiketa: abortEvi Kokalari

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Arrestohet një kryeplak i përfshirë në tjetërsimin e pronave në Kune-Vain

Arrestohet një kryeplak i përfshirë në tjetërsimin e pronave në Kune-Vain

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

20:34 | 14/01/2026
Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

20:32 | 14/01/2026
“Kanë lidhje me mafien shqiptare”/ Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri i shpall luftë trafikut të kokainës –

“Kanë lidhje me mafien shqiptare”/ Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri i shpall luftë trafikut të kokainës –

20:14 | 14/01/2026
Flamurtari befason Elbasanin, rrëmben 1 pikë në “Elbasan Arena” –

Flamurtari befason Elbasanin, rrëmben 1 pikë në “Elbasan Arena” –

19:56 | 14/01/2026
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –

19:30 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –
  • Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –
  • “Kanë lidhje me mafien shqiptare”/ Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri i shpall luftë trafikut të kokainës –
  • Flamurtari befason Elbasanin, rrëmben 1 pikë në “Elbasan Arena” –
  • Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve –
  • SHBA pezullon vizat nga 21 janari, Shqipëria dhe Kosova mes 75 vendeve, anulohet edhe Lotaria Amerikane –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrati e planifikuar gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –
  • Arrati e planifikuar për gjashtë muaj, për Altin Ndocin 8 arrestime, shkarkohen drejtuesit e burgut –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com