Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka ndëprerë mbledhjen e cila nisi pak minuta më parë. Mësohet se shkak për këtë është bërë debati i Ibrahimiti me Bensik Canin.
Anëtari i KLP-së Bensik Cani pretendon se nuk është njohur me aktet që do diskutoheshin në mbledhje pasi i kanë mbërritur të premten pas orarit zyrtar. Gjithashtu Cani ka kërkuar shtyrjen e mbledhjes me pretendimin se nuk ka pasur kohë të mjaftueshme për t’u njohur me aktet e parashikuara për diskutim.