Një situatë e tensionuar e me debate është shënuar në seancën gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda pasi nuk i dha te drejtën të mbrohej efektivisht.
Avokatja Valentina Teodoresku u shpreh se taksia e priti vetëm një orë në IVEP Durrës, ndaj nuk pati më shumë kohë të njihej me aktet. Teodoresku kërkoi shtyrje të seancës, kërkesë e cila u rrëzua nga GJKKO.
Gjyqtarja Etleva Deda ka kaluar në konkluzionet përfundimtare, duke e cilësuar si të ezauruar fazën e mbrojtjes. Pas diskutimeve, Veliaj theksoi se meqë nuk po dëgjohet do të largohet nga salla.










