Debat në komisionin e ekonomisë, Tabaku- Ibrahimajt: Kriza energjitike s’po reflektohet në buxhetin e shtetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debat në komisionin e ekonomisë, Tabaku- Ibrahimajt: Kriza energjitike s’po reflektohet në buxhetin e shtetit

10:41 | 03/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet edhe ditën e sotme për shpenzimet e parashikuara në projekt-buxhetin 2022.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave në fjalën e saj parashtruese deklaroi se projektet në ujësjellës-kanalizime do të marrin 13.8 miliardë lekë. Në këtë sektor sipas saj edhe FSHZH do të ketë 18.3 miliardë lekë për investimet në infrastrukturë dhe ujësjellës kanalizime.

Ndërsa, gjatë diskutimeve ka pasur një përplasje mes ministres dhe deputetes së Partisë Demokratike Jorida Tabaku. Kjo e fundit, ndërsa citonte një raport të Këshillit të Lartë të Shtetit tha se për të paktën 5 kontrata koncesionare, në 4 prej tyre në shëndetësi po paguhen nga buxheti i shtetit dhe nuk po merret asnjë shërbim.

Read more

S’mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku –

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste –

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter –

Tabaku tha se në shqetësues është fakti që po flitet për krizë energjitike, por “ kjo nuk po reflektohet në buxhetin e shtetit. Nga ana tjetër, ministrja Delina Ibrahimaj theksoi se çmimet energjisë nuk do të preken për konsumatorët dhe për bizneset e vogla.

“Shpenzimet e vitit 2022 do të jenë më shumë se sa 27% e PBB që është vlera më e lartë në mbi 20 vite. Por kjo rritje do të shkojë për PPP-të të cilat do t’i kushtojnë buxhetit thuajse 2 mld euro. Shpenzimet kapitale janë 58 mln euro dhe këtu nuk është përfshirë rindërtimi dhe kanë një rënie me 10% në raport me vitin 2021.”

Tabaku më tej shtoi se buxheti i shtetit është i dedikuar për shpenzimet e PPP-ve. Më tej ajo rreshtoi disa prej koncesioneve dhe PPP-ve.

1. Rruga Milot-Fier (pjesë e autostradës Adriatiko Joniane që në vendet e tjera financohet nga BE dhe në Shqipëri nga buxheti) 178 mld lekë (1.4 mld Euro)

Kosto e kësaj rruge është 18 mln euro/km ndërkohë që mesatarja e vendeve të BE është 9.3 mln euro/km (burimi Eurostat). Rruga në fjalë do jetë e gjatë 115 km dhe ka 62 km ekzistuese dhe vetëm 53 km që do të ndërtohen rishtazi. Tani si ka mundësi që kjo rrugë që jepet me PPP ka një kosto që është 2 fish më e lartë se sa kostot e ndërtimit të rrugëve në BE?

2. Kolaudimi i Automjeteve (rishpallje) me vlerë 20.2 mld lekë (163 mln Euro)
3. Triport Vlorë me vlerë 5.6 mld lekë (45.6 mln Euro)
4. Siguria rrugore me vlerë 5 mld lekë (45 mln Euro)
5. Infrastruktura brenda qytetit të Elbasanit 882 mln lekë (6.7 mln euro)
6. Shërbimi i infrastrukturës së çelësave publikë që kanë lidhje me PPP të Fiskalizimit me vlerë 208 mln lekë (1.69 mln euro).

Ky koncesion është i lidhur me skemë të qartë tek Fiskalizimi. Qeveria futi me detyrim përcaktim bizneset në fiskalizimit, sipas kontabilistëve dhe sipas bizneseve shumica e tyre nuk kanë marrë akoma fiskalizimit. Qeveria ka parashikuar që të prodhojë certifikatën elektronike dhe çelësin Token përmes një skeme PPP ku është i përfshirë dhe AKSHI.

Kjo përpos se një rritje e kostos për bizneset ngre dhe një shqetësim tjetër atë të sigurisë së biznesit nga mosndërhyrja e një pale të tretë. Kosto vjetore aktuale e kësaj pajisje është 4000 lekë dhe me gjasë kjo kosto do të rritet edhe pse teknologjia ka avancuar.

7. Ndërtimi dhe operimi i aeroportit të Sarandës me vlerë 4.2 mld lekë (34.2 mln euro)

Deputetja Tabaku u shpreh se FMN i kërkon qeverisë që të manaxhojë më mirë shpenzimet dhe se qeveria duhet të shohë PPP-të duke i frenuar ndërsa qeveria vazhdonë të rrisë përqindjen e shpenzimeve për PPP-të. Raporti i FMN ishte dhe mbetet i qartë për qeverinë “shmangni shpenzimet inefiçente”

Vlera totale e koncesioneve bashkë me 7 koncesioneve të reja kapin vlerë e 851 mld lekë (8 mld USD ose 6 mld euro) apo sa 45.6% e PBB-së. Zgjerimi nga këto kontrata është me 11.3% në raport me vitin aktual.

Etiketa: Debat në komisionin e ekonomisëkriza energjitikeMinistrja e Ekonomisë dhe Financave

Të Lidhura

S’mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku –

S’mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku –

nga 27
10:56 | 23/02/2026
0

Ka nisur me debate mbledhja e Komisionit të Mandateve dhe Imuniteteve në Kryesinë e Kuvendit, e cila është mbledhur këtë...

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –

nga 27
10:48 | 23/02/2026
0

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona nga në fshatin “Ura e Shtrenjtë” pas një aksioni të ushtruara në një banesë...

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste –

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste –

nga 27
10:42 | 23/02/2026
0

Fundjava që lamë pas solli paraqitje shumë pozitive për futbollistët shqiptarë që aktivizohen jashtë vendit, me disa prej tyre që...

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter –

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter –

nga 27
10:28 | 23/02/2026
0

Teksa rruga Prrenjas-Librazhd është mbyllur për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe konspirohet me rrezikshmëri të lartë, kryeministri Edi Rama...

Para
Vrasja e shqiptarit/ Mediat gjermane: 25-vjeçari ishte vetëm duke vizituar Këlnin

Vrasja e shqiptarit/ Mediat gjermane: 25-vjeçari ishte vetëm duke vizituar Këlnin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

S’mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku –

S’mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku –

10:56 | 23/02/2026
Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –

Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –

10:48 | 23/02/2026
Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste –

Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste –

10:42 | 23/02/2026
Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter –

Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter –

10:28 | 23/02/2026
Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK –

Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK –

10:08 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • S’mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku –
  • Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –
  • Legjionarët/ Uzuni, Mehmeti dhe Muja shënojnë për klubet e tyre! Katër kuqezinj të tjerë dhurojnë asiste –
  • Pasi e izoloi totalisht juglindjen e vendit, Rama niset drejt Korçës me helikopter –
  • Mblidhet Këshilli i Mandateve për imunitetin e Ballukut, mbërrijnë në Kuvend prokurorët e SPAK –
  • Shembet edhe rruga dytësore e aksit Librazhd-Prrenjas, ndalohet kalimi për këmbësorët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • S’mund t’i fshihni publikut vjedhjen e miliona eurove nga Balluku –
  • Sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak në Shkodër, arrestohen dy të rinjtë (Emra) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com