De facto ose de jure, BE po kërkon… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

De facto ose de jure, BE po kërkon… –

13:41 | 07/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“De facto ose de jure. Kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiç për televizionin Pink më 7 janar.

Duke folur lidhur me atë nëse qytetarët e Serbisë mund të pajtohen që shteti të futet në BE, Vuçiç tha se është për këtë gjë, por gjysma e qytetarëve janë për dhe gjysma tjetër kundër hyrjes në BE.

Ai po ashtu tha se qytetarët e Serbisë po ashtu nuk pajtohen sa i përket Kosovës.

“Ne mund ta gënjejmë veten se kemi pajtim për këtë çështje. Sigurisht që nuk kemi. Sigurisht që një pjesë mendon se Kosova duhet të dorëzohet sa më shpejt që të jetë e mundur sepse Serbia do të ishte më e shëndetshme, por ata këtë nuk e thonë dhe nuk duhet ta thonë publikisht. Të tjerët do të thonë se ‘Kosova dhe Metohia’ duhet të mbrohet me çdo kush, por pa mua dhe fëmijët e mi”, tha ai.
Që kur Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008, është njohur nga mbi 100 shtete.

Pavarësia e Kosovës njihet nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Në Kushtetutën serbe, Kosova vazhdon të konsiderohet pjesë e Serbisë.

Që nga viti 2011, BE-ja lehtëson dialogun për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky proces mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Vitin e kaluar, palët arritën Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksin për zbatimin e saj. Pavarësisht trysnisë ndërkombëtare që palët të zbatojnë marrëveshjen, blloku evropian ka thënë se ajo nuk po zbatohet.

Marrëveshja, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë vazhdimisht që dialogu për normalizimin e raporteve duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë./REL

Read more

Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

Përjashtimi i deputetëve të opozitës tregon dridhjet e fundit para rënies së regjimit –

Na quani grup kriminal, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë –

Deputetja socialiste Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve –

Të Lidhura

Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

nga 27
11:04 | 23/12/2025
0

PS është tërhequr dhe ka kërkuar masë ndëshkimore vetëm për 10 deputetë nga 29 që kërkonte në fillim për kaosin...

“Po votohet një avokat i pushtetit, jo i popullit” –

Përjashtimi i deputetëve të opozitës tregon dridhjet e fundit para rënies së regjimit –

nga 27
10:58 | 23/12/2025
0

Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të mazhorancës në Kuvend, duke i cilësuar ato jo...

Na quani grup kriminal, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë –

Na quani grup kriminal, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë –

nga 27
10:38 | 23/12/2025
0

Debati në Komisionin e Etikës ka nxjerrë edhe një herë në pah përplasjen e thellë mes opozitës dhe mazhorancës. Kreu...

Deputetja socialiste Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve –

Deputetja socialiste Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve –

nga 27
10:26 | 23/12/2025
0

Ish-ministrja e Jashtme dhe Mbrojtjes, Olta Xhaçka është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Xhaçka...

Para
Sulm izraelit pranë Khan Yunis, vriten dy gazetarë –

Sulm izraelit pranë Khan Yunis, vriten dy gazetarë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –

11:04 | 23/12/2025
“Po votohet një avokat i pushtetit, jo i popullit” –

Përjashtimi i deputetëve të opozitës tregon dridhjet e fundit para rënies së regjimit –

10:58 | 23/12/2025
Na quani grup kriminal, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë –

Na quani grup kriminal, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë –

10:38 | 23/12/2025
Deputetja socialiste Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve –

Deputetja socialiste Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve –

10:26 | 23/12/2025
Shteti digjital në duart e krimit –

Shteti digjital i Ramës në duart e krimit –

10:12 | 23/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –
  • Përjashtimi i deputetëve të opozitës tregon dridhjet e fundit para rënies së regjimit –
  • Na quani grup kriminal, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë –
  • Deputetja socialiste Olta Xhaçka paraqitet në SPAK, “kyç” gojën para gazetarëve –
  • Shteti digjital i Ramës në duart e krimit –
  • Shteti digjital në duart e krimit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Do ndëshkojmë vetëm 10 ligjvënës (Emrat) –
  • Përjashtimi i deputetëve të opozitës tregon dridhjet e fundit para rënies së regjimit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com