Njëmbëdhjetë liderët e vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Greqinë në takimin joformal që mbajtën të hënën në Athinë, shprehën “mbështetje të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bazuar në vlerat e demokracisë dhe sundimit të ligjit përballë agresionit rus”.
Pas një darke joformale të shtruar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, 11 udhëheqësit lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ranë dakord gjithashtu se “nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera” dhe thanë se të gjithë ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi.

Deklarata e përbashkët e lëshuar në Athinë:
Ne, Presidenti Aleksandar Vuçiq, Presidentja Maia Sandu, Presidenti Volodymyr Zelenskyy, Presidenti Jakov Milatović, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri Ion-Marcel Ciolacu, Kryeministri Albin Kurti, Kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Krishna, Kryeministri Dimitar Kovachevsky, Kryeministri Nikolai Denkov dhe kryeministri Andrej Plenkoviç lëshuam sot në Athinë, Samiti BE-Ballkani Perëndimor, njëzet vjet pas Samitit historik BE-Ballkani Perëndimor në Selanik, deklaratën e mëposhtme:
1. Pushtimi rus i Ukrainës është një moment kyç për Evropën, duke krijuar një nivel të ri ndërgjegjësimi për parimet e përbashkëta, unitetin dhe të ardhmen e përbashkët brenda BE-së. Kjo është një kohë kritike për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e kontinentit tonë evropian. Ligjet dhe parimet që kontribuan në një rend sigurie të qëndrueshme dhe të parashikueshme evropiane për kaq shumë kohë janë shkelur dhe ne jemi dëshmitarë të shfaqjes së efekteve katastrofike të revizionizmit.













