Aktori i famshëm Daniel Craig ka rënë dakord që të jetë pjesë e filmit të tij të pestë si agjenti 007.
Producentja Barbara Broccoli ka arritur të sigurojë aktorin Daniel Craig për filmin e radhës, ashtu si edhe këngëtaren Adele për kolonën zanore të filmit.
“Craig dhe Adele së bashku janë një skuadër fituese, zgjedhja më e mirë dhe garanci për suksesin financiar të filmit”, tha një burim për “Mirror”.