Damka 12.6 milionë euro mbi Drejtësinë e Re – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Damka 12.6 milionë euro mbi Drejtësinë e Re

19:07 | 09/05/2020
në Opinion
0

Nga Klodian Tomorri
Një institucion “hibrid”, domethënë as publik dhe as privat, ndërton një godinë me kosto më pak se 2 milionë euro. Dy vjet pas përfundimit, godina shitet, por tashmë për 12.6 milionë euro. Ky nuk është një skenar filmi, por histori e vërtetë. Institucioni “hibrid” është Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Blerësi është qeveria. Paratë janë të qytetarëve shqiptarë.

Javën e kaluar Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm, i cili finalizon blerjen e Polit të Drejtësisë, godinës ku janë vendosur institucionet e reja të drejtësisë. Vendimi u mbajt sekret duke mos u publikuar as në faqen e Këshillit të Ministrave dhe as në Fletoren Zyrtare, sicc e kërkon ligji. Arsyet gjenden në përmbajtjen e tij!

Sipas aktit të miratuar, buxheti i shtetit do t’i paguajë Dhomës Kombëtare të Avokatisë 12.6 milionë euro për blerjen e ndërtesës, e cila ka kushtuar 6 herë më pak dhe mbi të gjitha është ngritur në tokë të falur shtetërore.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në vitin 2013, qeveria e Sali Berishës i fali Dhomës Kombëtare të Avokatisë 25 mijë metra tokë publike tek Fusha e Aviacionit. Sipas vendimit, toka shtetërore falej për të ndërtuar Korpusin e Avokatisë, pjesë e të cilit do të ishin zyrat e Dhomës Kombëtare, por edhe shkolla, ku do të trajnoheshin avokatët. Kjo ishte një kërkesë e hershme nga Bashkimi Europian dhe në vendim qeveria sanksionoi shprehimisht se Dhoma e Avokatëve e kishte të ndaluar të ndryshonte destinacionin e tokës. Por, çfarë ndodhi më pas?

Dhoma e Avokatëve e ndërtoi me fondet e veta godinën duke e mbajtur sekret çmimin e ndërtimit. Por ajo nuk mund të mbante dot sekret tatimin e paguar në Bashki. Sipas regjistrit të taksave në Bashki, taksa e ndikimit në infrastrukturë që është paguar për Korpusin e Avokatisë është 19.4 milionë lekë. Meqë kjo taksë është sa 8 për qind e vlerës së investimit, atëherë e gjithë ndërtesa ka kushtuar 232 milionë lekë ose më pak se 1.9 milionë euro.

Por, pas përfundimit të godinës, dikujt në qeveri i lindi idea për të bërë biznes. Në prill të vitit të kaluar, qeveria ngriti një grup të posaçëm pune me përfaqësues nga disa ministri për të bërë vlerësimin e godinës dhe për të hartuar projektkontratën e blerjes. Grupi bëri vlerësimin, përgatiti projektkontratën dhe javën e kaluar godina me vlerë 2 milionë euro e ndërtuar mbi tokë të falur shtetërore, u pagua nga taksapaguesit shqiptarë plot 12.6 milionë euro. Pyetja tani është se kujt po i shkojnë paratë?

Dhoma Kombëtare e Avokatisë është një OJF, e cila financohet nga kontributet e anëtarëve dhe donacionet e ndryshme. Në një farë mënyre, një institucion “trans” as publik dhe as privat. Institucione të tilla zakonisht bëhen ura korrupsioni, pasi marrin favore publike për të kënaqur interesa private. Në këtë rast skema është flagrante. Dhoma Kombëtare e Avokatisë u shndërrua në kompani ndërtimi për të tretur 10 milionë euro, para të qytetarëve shqiptarë.

Tashmë institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë mbi të gjitha, shtëpinë e tyre dhe zyrat ku ulin të ndenjurat ccdo ditë.

Si u ble një godinë e ndërtuar mbi tokë shtetërore të falur 6 herë më shtrenjtë nga kostoja e ndërtimit?

Si u përllogarit vlera e blerjes dhe ku do të shkojnë paratë?

Këto përgjigje duhet t’i kërkojnë me forcë edhe ambasadorët apo ish-ambasadorët e partnerëve strategjike, të cilët ishin të ftuarit specialë në inaugurimin e godinës një vit më parë. Nëse nuk kanë interesa okulte, do të duhet ta bëjnë me patjetër. Në të kundërt, reforma në drejtësi do të ketë një damkë të madhe pas vetes; atë të drejtësisë së ngritur mbi Tempullin e Korrupsionit, i cili nuk hedh dyshime vetëm brenda vendit.

Etiketa: Damka 12.6 milionë euro mbi Drejtësinë e Redrejtësia e rehibridinaugurimiinteresa okulteish-ambasadorëtkostoja e ndërtimitpartnerët strategjike

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Shoqëria civile proteston te Sheshi Skenderbej, policia shoqëron 4 persona (film)

Shoqëria civile proteston te Sheshi Skenderbej, policia shoqëron 4 persona (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com