Daçiç: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët po e gënjejnë Aleksandër Vuçiç – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Daçiç: Shqiptarët dhe ndërkombëtarët po e gënjejnë Aleksandër Vuçiç

11:32 | 09/03/2018
në Shqiperi
0

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se një pjesë e ndërkombëtarëve dhe shqiptarët e Kosovës janë duke e gënjyer presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçic.

Daçiq tha për RTS se shqiptarët nuk duan kompromis, por vetëm njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
“Nuk ka asnjë kërcënim që mund ta detyrojë Serbinë që ta njohë Kosovën si të pavarur. Catherine Ashton, Hashim Thaçi dhe unë e kemi nënshkruar marrëveshjen, dhe unë nuk do ta bëja këtë po të mos ishte për krijimin e Asociacionit të Komunave serbe. Serbia ka bërë shumë lëshime, duke përfshirë edhe integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Është e papranueshme që ne të vazhdojmë debatin rreth asaj se a duhet këto marrëveshje të zbatohen”- thotë Daçiç.

Ministri serb ndër tjerash ka komentuar edhe deklarimin e Blerim Çollakut, shef i kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi.

Çollaku kishte deklaruar se Rumania duhet që së pari ta njohë pavarësinë e Kosovës, para se të mundohen që të zgjidh problemin më mes të Serbisë dhe Kosovë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Daçiç thotë se është “shumë turpëruese” kjo deklaratë e Çollakut.

“Unë nuk e di nëse ata po e kuptojnë që po mashtrohen nëse mendojnë që dikush do ta detyrojë Vuçiqin ta njohë Kosovën pa ndonjë kompromis”, thotë Daçiç.

Ai tutje shpjegon se Vuçiq “dëshiron që ta zgjidhë çështjen e Kosovës për të ardhmen, mirëpo ky është një gabim naiv dhe është gabim të besohet se ai mund ta bëjë këtë pa marrëveshje dhe kompromise të tjera”.

“Unë vazhdimisht i them Vuçiqit, e shoh që ai po ka probleme për shkak të një presioni të madh që po i bëhet Serbisë për shkak të raportit me Prishtinën në mënyrë që të kemi një rrugë drejt Evropës, mirëpo Prishtinës nuk po i kërkohet që të përpjekjet rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Duke pasur për bazë përvojën time, jam i sigurt dhe po e paralajmëroj Vuçiqin se ata po e gënjejnë, nuk duan kompromis, mirëpo duan njohjen e Kosovës”, tha Daçic.

Shefi i diplomacisë serbe ka përsëritur se ka frikë që Vuçiq po gënjehet nga shqiptarët e Kosovës si dhe nga një pjesë e komunitetit të ndërkombëtarëve.

“Një pjesë e komitetit ndërkombëtar nuk ka për qëllim që të kërkojë kompromis, ata thonë që kjo temë është kryer në vitin 2008. A besojnë ata se ne do ta njohim Kosovën për shkak të anëtarësimit në BE? Epo, kush mund ta bëjë këtë? Secili duhet të turpërohet vetëm që të mendojë se dikush do ta bënte këtë. Çfarë lloji i shtetit do të ishte ai që do t’ia lejonte vetes një gjë të tillë? Askush s’do ta lejonte, kështu që jam i sigurt se as Serbia nuk do ta lejojë”, tha Daçic.

Presidenti Vuçiq ka bërë të ditur se në muajin prill do të publikojë propozimin për Kosovën, gjë kjo e cila do ta pasojë dialogun e brendshëm që po zhvillohet në Serbi lidhur me Kosovën.

www.kosovapress.com

Etiketa: Ivica DaçiçMinistri i Jashtëm i Serbisë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Arrestohet inspektori i hetimit tatimor, i kërkoi ryshfet shoferit

Arrestohet inspektori i hetimit tatimor, i kërkoi ryshfet shoferit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –

Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –

12:14 | 12/01/2026
Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –

Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –

12:02 | 12/01/2026
Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet? –

Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet? –

11:50 | 12/01/2026
Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –

Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –

11:28 | 12/01/2026
Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –

Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –

10:56 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –
  • Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –
  • Maliq, fermerët e permbytur përplasen me zyrtarët e Këshillit Bashkiak: Ku janë dëmshpërblimet? –
  • Nga La Liga në Premier League, drejtori i klubit konfirmon interesimin për Mario Mitajn –
  • Firma “Salillari” shkatërroi argjinaturat dhe kanalin, u përmbytëm 4 herë –
  • Stok dosjesh dhe vendime pa cilësi –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Deputeti demokrat, Belind Kelliçi paraqitet në SPAK –
  • Zjarrfikësja e Lushnjës shpërndan ujë për banorët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com