Çudia me sistemin/ Kërkon certifikatë martese, i japin vdekjeje – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çudia me sistemin/ Kërkon certifikatë martese, i japin vdekjeje –

21:56 | 05/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Mimoza Gjika është pajisur me certificate vdekjeje në 30 tetor 2023, kur në fakt është në jetë dhe ka kërkuar certifikatë personale për pension.

Jo vetëm kaq! Zonja Gjika tregon, se edhe adresën e ka gabim, pasi nuk përkon me adresën e saj të vërtetë. Një tjetër problem është dhe statusi i saj. Zonja është e ve prej vitit 2009, por në Shqipëri rezulton e martuar.

Mimoza Gjika: Për të bërë dokumentet për pension, meqenëse jam 61 vjeç e 6 muaj dhe më takonte të marrë pension. Meqenëse unë në certifikatën personale figuroj si e martuar, më kërkuan nga zyrat e sigurimit shoqëror që të paraqes certifikatë martese. Në vend të certifikatës së martesës, më nxjerrin certifikatë vdekjeje. Edhe e shikoj, thotë që unë kam vdekur në ditën e dasmës, 25.04.1998.

Gazetarja: Vendi i vdekjes është në Lygourio, Greqi?

Mimoza Gjika: Po, në vendin ku jam martuar.

Gazetarja: Statusi juaj sot cili është?

Mimoza Gjika: Jam e ve unë tani.

Gazetarja: Prej sa vitesh?

Mimoza Gjika: Kam që në 2009-n, burri im ka ndërruar jetën. Edhe jam e ve, kam dërguar të marrë, të bëj shkëputjen, nga e martuar të njihem si e ve, edhe më thanë: “Meqë është shtetas i huaj nuk kemi ne të drejtë të bëjmë çregjistrimet këtu”.

Gazetarja: Tani do t’i bësh letrat e pensionit kështu siç e ke situatën?

Mimoza Gjika: Di unë, s’kam për ta marrë kurrë pensionin.

Ne takojmë punonjësen e gjendjes civile Berat, Ersila Kazazi, e cila thotë, se certifikata e vdekjes është nëj lapsus. Ndërsa për ndryshimin e statusit, Kazazi sqaron, se zonja duhet të çojë dokumentet me vulë apostile, për shkak se ka qenë e martuar me shtetas të huaj.

Ersila Kazazi: Zonja ka bërë një kërkesë tek e-Albania për certifikatë martese. Duke qenë se ajo është e martuar me shtetas të huaj, automatikisht merr thjesht certifikatë personale me shënimin poshtë që është e martuar me një shtetas të huaj. Gabimisht, ka qenë një lapsus dhe i kemi kërkuar falje 1000 mijë herë zonjës, në vend të shtypnim rubrikën certifikatë lindje, kemi shtypur gabimisht certifikatë vdekje. Dhe për këtë motiv i kemi kërkuar dhe vazhdojmë t’i kërkojmë vazhdimisht zonjës falje sepse siç thashë, ishte një lapsus i momentit.

Gazetarja: Ndërkohë zonja ka prej vitit 2009 që i ka ndërruar jetë bashkëshorti dhe ndërkohë ende konfiguron në Shqipëri që është me statusin e martuar. Çfarë veprimesh duhet të ndjekë që të kalojë në statusin e ve, në mënyrë që më pas të ndjekë edhe procedurat për të marrë pension këtu?

Ersila Kazazi: Thjesht të sjellë aktin e vdekjes të bashkëshortit që është mbajtur në Greqi dhe automatikisht ne bëjmë ndryshimin e statusit nga e martuar në e ve. /tvklan.al

Read more

Kapet në ujërat e Gjirit të Vlorës peshku i rrezikshëm –

Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK shtyn afatet deri në mars 2026 –

Benet Beci paraqitet ne SPAK, hetohet për shkelje të barazisë në tendera –

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

Të Lidhura

nga 27
15:30 | 19/12/2025
0

Peshku luan, një nga speciet invazive më të rrezikshme për ekosistemin detar, po kapet gjithnjë e më shpesh në ujërat...

SPAK ishte i paqartë… –

Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK shtyn afatet deri në mars 2026 –

nga 27
15:16 | 19/12/2025
0

Për të gjashtën herë, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zyrtarin e lartë Arben Ahmetaj,...

Benet Beci paraqitet ne SPAK, hetohet për shkelje të barazisë në tendera –

Benet Beci paraqitet ne SPAK, hetohet për shkelje të barazisë në tendera –

nga 27
15:12 | 19/12/2025
0

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pak minuta më parë në SPAK. Ndaj Benet Becit u regjistrua...

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

nga 27
15:00 | 19/12/2025
0

Qeveria miratoi sot rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 40,000 lekë në 50,000 lekë, si pjesë...

Para
Bellingham futbollisti më i shtrenjtë, ja ku renditet Mbappe –

Bellingham futbollisti më i shtrenjtë, ja ku renditet Mbappe -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kapet në ujërat e Gjirit të Vlorës peshku i rrezikshëm –

Kapet në ujërat e Gjirit të Vlorës peshku i rrezikshëm –

15:30 | 19/12/2025
SPAK ishte i paqartë… –

Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK shtyn afatet deri në mars 2026 –

15:16 | 19/12/2025
Benet Beci paraqitet ne SPAK, hetohet për shkelje të barazisë në tendera –

Benet Beci paraqitet ne SPAK, hetohet për shkelje të barazisë në tendera –

15:12 | 19/12/2025
Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –

15:00 | 19/12/2025
Tensione politike për USB-në e Ballukut, Rama 15 minuta në telefon në hyrje të Kryeministrisë –

14:46 | 19/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kapet në ujërat e Gjirit të Vlorës peshku i rrezikshëm –
  • Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK shtyn afatet deri në mars 2026 –
  • Benet Beci paraqitet ne SPAK, hetohet për shkelje të barazisë në tendera –
  • Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë –
  • Tensione politike për USB-në e Ballukut, Rama 15 minuta në telefon në hyrje të Kryeministrisë –
  • Kërkesa e SPAK/ PS kërkon 3 javë, PD vetëm 5 ditë – përplasje mbi USB-në dhe shtyrjen e mbledhjes për Ballukun –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kapet në ujërat e Gjirit të Vlorës peshku i rrezikshëm –
  • Arben Ahmetaj nën hetim, SPAK shtyn afatet deri në mars 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com