Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol –

11:42 | 10/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

Shteti shqiptar përballet një vendimi konfiskimi nga jë Gjykatë Arbitrazhi në SHBA, në favor të biznesmenit shqiptaro-amerikan Mark Crawford. Kompania “Omni Bridgeway”, një financier i proceseve gjyqësore, ka marrë të drejtën nga një gjykatë federale në Uashington që të konfiskojë asetet që i përkasin Shqipërisë jashtë vendit.

Arsyeja lidhet me një vendim arbitrazhi prej 12.5 milionë dollarësh në favor të kompanisë GBC Oil, një firmë me pronarë shqiptarë dhe një amerikan. Ky vendim ka të bëjë me një konflikt që zgjat gati një dekadë, i nisur pas rritjes së taksave mbi koncesionet e naftës, kur kompania fillimisht Stream Oil kishte marrë leje për të shfrytëzuar disa fusha nafte dhe më pas ndryshoi pronësia disa herë deri tek GBC Oil.

Procesi gjyqësor

GBC Oil, kompania e regjiistruar në ishujt Kayman, me pronarë shqiptarët Naim Kasa, Kreshnik Grezda dhe amerikanin Mark Crawford ka hapur gjyq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ekzekutuar gjobën 15 milionë dollarë kundër Shqipërisë.

Dokumentat nga Gjykata e Uashingtonit tregojnë se GBC Oil ka autorizuar kompaninë australiane Omni Bridgeway, për të ekzekutuar vendimin ndaj Ministrisë shqiptare të Energjisë, Agjencisë së Burimeve Natyrore dhe kompanisë publike të nxjerrjes së naftës, Albpetrol.

Historia e konfliktit mes shtetit shqiptar dhe kompanisë GBC Oil nis në vitin 2007, kur qeveria shqiptare i dha një kompanie të quajtur Stream Oil and Gas, licencën për shfrytëzimin e 4 vendburimeve të naftës.

Bëhej fjalë për vendburimet Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinë. Stream Oil ishte dhe kjo një kompani e regjistruar në ishujt Kayman, por pas të cilës qëndronte Arian Tartari, një biznesmen afër ish qeverisë së Partisë Demokratike.

Në vitin 2008, qeveria shqiptare vendosi të rrisë në 10 për qind rentën minerare që paguanin kompanitë e naftës. Stream Oil pretendoi kompesim, por qeveria nuk pranoi. Si rezultat kompania nisi të akumulonte borxhe të papaguara ndaj shtetit, të cilat arritën deri në 27 milionë dollarë.

Me rrotacionin e pushtetit në vitin 2014, Stream Oil iu shit biznesmenit amerikan Mitchell Malone, i cili zotëron kompaninë TransAtlantic Petroleum. Ky i fundit, pasi e bleu kuptoi që kompania kishte dhe borxhe të tjera ndaj furnitorëve në Shqipëri, përveç atyre ndaj Tatimeve. Malonë e mbajti dy vjet kompaninë TransAtlantic Albania dhe e shiti atë tek kompania GBC Oil e Naim Kasës, Kreshnik Grezës dhe Mark Crawford, ky i fundit, ish kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë ishte njeriu që negocioi transaksionin.

Në viti 2017, Albpetrol vendosi të rishtetëzojë vendburimet e naftës, që tani ishin nën pronësinë e GBC Oil me argumentin se kompania nuk kishte përmbushur detyrimet e marrëveshjes koncesionare si dhe kishte miliona dollarë borxhe të papaguara në shtet.

Pas shtetëzimit, GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zyrih duke kërkuar 110 milionë dollarë kompesim nga qeveria shqiptare.

Në Korrik të vitit 2020, Gjykata hodhi poshtë pjesën më të madhe të pretendimeve të GBC Oil, por e gjobiti Shqipërinë me 12.5 milionë dollarë, para të cilat qeveria duhet t’ia paguante GBC Oil si kompesim për të neutralizuar rritjen e taksave pas marrëveshjes koncesionare.

Fillimisht qeveria e raportoi çështjen si të fituar, por lajmi për gjobën u zbulua dy vjet më parë kur GBC Oil kontraktoi një kompani australiane për procedurat e ekzekutimit. Tashmë në fillim të këtij muaji, australiania Omni Bridgeway ka hapur çështjen në Gjykatën e Uashingtonin, ku kërkon ekzekutimin e aseteve që Shqipëria zotëron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë gjobën e cila tashmë me gjithë interesat sipas padisë ka shkuar në 15 milionë dollarë.

Ky është rasti i dytë pas procesit të Francesco Becchettit, ku Shqipëria humbi dhe u detyrua të paguante 130 milionë euro,  Edhe “Becchett” i dytë shkakton bllokim të aseteve dhe llogarive të Shqipërisë nëpër botë nga përmbaruesit e arbitrazheve.

Gijotina.com/

Të Lidhura

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

nga 27
13:16 | 10/03/2026
0

Policia në Toronto ka mbyllur disa rrugë në qendër të qytetit pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë...

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

nga 27
13:14 | 10/03/2026
0

Policia në Toronto ka mbyllur disa rrugë në qendër të qytetit pasi u raportuan të shtëna me armë zjarri pranë...

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

nga 27
13:02 | 10/03/2026
0

Dy shtetase rumune janë arrestuar nga policia e Fierit. Blutë bëjnë me dije se dy të arrestuarat kishin marrë me...

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

nga 27
12:58 | 10/03/2026
0

Dy shtetase rumune janë arrestuar nga policia e Fierit. Blutë bëjnë me dije se dy të arrestuarat kishin marrë me...

Para
Gjykata e Lartë merret me “fobinë” e Ramës për paraburgimet, gati vendimi unifikues –

Gjykata e Lartë merret me "fobinë" e Ramës për paraburgimet, gati vendimi unifikues -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

13:16 | 10/03/2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

13:14 | 10/03/2026
Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

13:02 | 10/03/2026
Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –

12:58 | 10/03/2026
Pavarësia e Drejtësisë, kyç për vijimin e bashkëpunimit –

Pavarësia e Drejtësisë, kyç për vijimin e bashkëpunimit –

12:42 | 10/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –
  • Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –
  • Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –
  • Arrestohen dy rumune në Fier, ushtronin prostitucion në një banesë me qira –
  • Pavarësia e Drejtësisë, kyç për vijimin e bashkëpunimit –
  • Irani sulmon Shqipërinë, ofensivë kibernetike ndaj administratës së Kuvendit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –
  • Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com