Cristiano Ronaldo i dha Al Nassrit trofeun e parë ndërkombëtar, pasi ndihmoi me dy gola në fitoren 2-1 përballë Al Hilalit në finalen e Arab Champions Cup, megjithatë ai u largua shkaku i lëndimit para se të përfundonte ndeshja.
Ylli portugez shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 74-të, duke i barazuar shifrat në 1-1, pasi Al Hilal kishte realizuar me anë të Michael (51’).
Ndeshja shkoi në extra-time, aty ku Ronaldo (98’) shënoi edhe golin e tij të dytë, përkundër se skuadra e tij ishte me dy lojtarë më pak në fushë.
Derisa po kalonte minuta e 115-të, ylli portugez u lëndua dhe u detyrua të largohej nga fusha me autoambulancë.
Dukej si i lëndim i rëndë, për 38-vjeçarin, që u pa me lot në sy derisa po largohej.
Cristiano Ronaldo injured..get we soon al nassr and Portugal Goat
Football bant don’t apply to injury pic.twitter.com/dWsRSwA19H
— TIMELESS (@sir_mario12) August 12, 2023









