Luizi dhe Kiara janë përfshirë në një debat ditën e sotme, pas surprizës që këngëtari i bëri moderatores duke i dedikuar një këngë për Shën Valentin.
Sot Luizi i ka marrë Kiarës varësen të cilën ia dhuroi pak ditë më parë pasi kishte vite që nuk e hiqte nga qafa.
Kjo nuk i kë pëlqyer Kiarës e cila iu drejtua partnerit të saj duke thënë se ndonjëherë ai nuk i mban premtimet.
“Të duhet ty varësja? Për skemat që do të bësh në vazhdimësi? Më the do ta lë derisa të dalësh nga këtu, kur të dalësh do ta kthej. Ti nuk i mban premtimet ndonjëherë. Ndonjëherë i mban sepse the do të bëj një surprizë që do të lë pa fjalë dhe më le pa fjalë. Kjo e fundit nuk më pëlqeu si lëvizje në kuadër të lojës”, u shpreh ajo.