Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ndërkohë që është regjistruar vetëm 12 rast i ri nga 71 testime të kryera.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Sa i përket personave të shëruar, në 24-orët e fundit janë rikuperuar nga infeksioni 28 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 329,138 që nga fillimi i epidemisë.
“Në 24 orët e fundit: Janë kryer 71 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Delvinë.
Janë 205 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,138 që nga fillimi i epidemisë”, njofton Ministria e Shëndetësisë.