Ministria e Shëndetësisë bënë me dije se nga 944 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 31 qytetarë. Rastet e reja janë shënuar në këto bashki: 16 në Tiranë, 3 në Fier, 4 në Kolonjë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Korçë.
Ndërkohë, janë 284 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,561 që nga fillimi i epidemisë.
Kujtojmë se, rastet e Covid-19 janë ulur në krahasim me një ditë më parë, për shkak të uljes edhe të testimeve nga Ministria e Shëndetësisë. Ditën e djeshme kemi pasur 44 raste të reja, por që numri i testimeve ka qenë më i lartë, 971 testime. Ditën e djeshme nuk është regjistruar humbje jete.