Mjeku i njohur kuksian Shaqir Shehu, i cili ishte ndër bluzat e bardha që shërbeu dhe gjatë luftës së Kosovës, ka ndërrua jetë nga Covid-19.
Shehu shërbente si kirurg ortoped në qytetin e Kukësit, ndërsa prej një muaj ishte i shtruar në spital pasi COVID-19 i kishte prekur mushkërinë.
Gjatë viteve 2002-2005 Shaqir Shehu ka qenë prefekt i Kukësit.