Çmimet rriten, pagat jo; 24 vite më shumë punë për një apartament – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet rriten, pagat jo; 24 vite më shumë punë për një apartament –

07:59 | 29/11/2022
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Me çmimet e apartamenteve që pothuajse janë dyfishuar brenda një dekade dhe pagat që janë rritur me ritme shumë më të ulëta (të indeksuara me inflacionin) një shqiptar mesatar duhet të punojë sot rreth 2 dekada e gjysmë më shumë për të blerë një apartament në kryeqytet.

“Monitor” ka përllogaritur se sa vite punë më tepër nevojiten për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90 metra katror. Me supozimin se 70% e të ardhurave të individit me pagë mesatare mujore shkojnë për mbulimin e shpenzimeve të përditshme. Dhe pjesa e mbetur për shlyerjen e kësteve të kredisë (kur merr kredi në bankë, kjo e fundit kërkon që maksimumi 30% e të ardhurave të shkojnë për shlyerjen e këstit të huas).

Nga llogaritjet, që marrin në bazë inflacionin, interesat e kredive dhe vlerën në kohë të parasë. Rezulton se një pagamarrës mesatar duhet të punojnë 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti prej 90 m2. Në krahasim me kohën që i duhej shtatë vite më parë (2015).

Përkeqësimi i aftësisë blerëse brenda një periudhe shtatë vjeçare (2015-2022) lidhet ngushtë me rritjen shumë më të ulët të të ardhurave ose rënien e tyre në terma realë. Dhe rritjen e shumës që duhet marrë hua për shkak të shtrenjtimit të ndjeshëm të çmimeve të apartamenteve.

Sipas Indeksit të Pronave publikuar së fundmi nga Keydata Albania, një njësi e “Çelësi Media Group”, rezulton se çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë është 1,214 euro/m2 në fund të 9 mujorit 2022, nga 870 euro/m2, që ishte në 2015-n, duke u shtrenjtuar me rreth 40%. Ylli Sula, CEO i “Çelësi media Group” pohon se në çmimin mesatar përfshihen si apartamentet e reja ashtu dhe ato të vjetra. Ndërsa mesatarja e apartamenteve të reja është edhe më e lartë, pasi ndërtimet e reja janë shtrenjtuar me ritme më të larta.

Banka e Shqipërisë, që publikon indeksin Fisher, që mat ecurinë e banesave të reja bëri të ditur se në fund të 6 mujorit të parë 2022, çmimet e apartamenteve ishin rritur me 39%, në krahasim me vetëm një vit më parë.

Ndryshe nga apartamentet që kanë “fluturuar”, pagat reale janë rritur shumë më ngadalë. Sipas INSTAT, në fund të 6 mujorit të parë, paga mesatare në vlerë nominale ishte rreth 60.6 mijë lekë, nga 45.6 mijë lekë në fillim të vitit 2014, me rritje prej 32%. Ndërsa e indeksuar me inflacionin (që mat realisht fuqinë blerëse duke marrë në konsideratë dhe shtrenjtimin e çmimeve gjatë të njëjtës periudhë), paga reale është rritur me rreth 20%.

Sa ka kushtuar në Tiranë blerja e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2, ndër vite?

Një apartament me sipërfaqe 90 m2 i kushton sot “një tiranasi” mesatarisht 12,7 milion lekë, pa përshirë këtu asnjë kosto shoqëruese si mobilim, sigurim i pronës apo taksa mbi pasuritë e paluajtshme etj. Një individ me pagë mesatare do të duhet të punojë 64 vjet sot që të blejë një shtëpi (duke supozuar që 30% të të ardhurave shkojnë për marrjen e një kredie dhe 70%).

Ndërkohë që për të njëjtin apartament ndër vite individi paguante shumë më pak. Në 2015 një hyrje kushtonte mesatarisht 6.4 milion lekë dhe me pagën mesatare të asaj periudhe, atij do ti duheshin 40 vite punë. (shiko grafikun: Sa vite duhen mesatarisht për të blerë një apartament?)

Përllogaritja e mësipërme merr për bazë të ardhurat e disponueshme të një familje të indeksuara me normën e inflacionit, çmimin mesatar të një metri katror në Tiranë, vlerën në kohë të parasë si dhe normat mesatare vjetore të interesit të kredive sipas Bankës së Shqipërisë.

Diferenca thellohet në 25 vite më shumë për zonën brenda “Unazës së vogël”, ndërsa e vetmja zonë paksa favorizuese për qytetarët duket se vijon të mbetet ajo jashtë “Unazës”.

Negativisht në aftësinë paguese për kredinë pritet të ndikojë dhe shtrenjtimi i normave të interesit të huave hipotekore. Në katër muajt e fundit huaja në monedhën vendase për individët për marrjen e një shtëpie është shtrenjtuar ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë në tetor, interesi mesatar arriti në 4.87%, nga 3.48% në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 2015. Shtrenjtimi i interesave të kredive reflekton politikën shtrënguese monetare që po ndjek Banka e Shqipërisë nga muaji mars i këtij viti. Si një mjet për të luftuar inflacionin e lartë. Norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 2.75% në harkun e shtatë muajve. Rritja e normës bazë nga Banka e Shqipërisë rrit çmimin e injektimit të parasë në sistem, duke e bërë paranë më të shtrenjtë (shiko grafikun: Ecuria e interesave të kredive).

Numbeo: Çmimet e qendrës Tiranë-Athinë-Prishtinë

Sipas Numbeo, një metër katror në qendër të Tiranës kushton mesatarisht 2100 euro, teksa në kryeqytetin e Greqisë, Athinë kushton 2400 euro. Diferenca mes dy qendrave përkthehet në vetëm 16%. Nëse i referohemi pagave mesatare, sërish sipas Numbeo, një qytetar në Athinë paguhet rreth 900 euro, ndërkohë që një pagamarrës në Tiranë, sa gjysma e kësaj vlere.

Pra pavaresisht se në nivel pagash një shtetas shqiptar paguhet sa ½ e një shtetasi grek, në blerjen e një apartamenti në qendër të Athinës ky i fundit paguan vetëm 350 euro më tepër për metër katror. Duke zvogëluar kështu kohën e fitimit të pronësisë së një apartamenti.

Për të mos shkuar shumë larg, po sipas site-it të mësipërm një apartament në qendër të Prishtinës kushton 40% me pak se një apartament në qendër të Tiranës. Ndonëse pagat mesatare për të dy vendet nuk kanë diferencë të theksuar në vlerë Përkeqësimi i aftësisë blerëse të një apartamenti në Shqipëri lidhet ngushtësisht me rritjen shumë më të ulët të të ardhurave në raport me çmimet e këtyre të fundit./Monitor

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Presidenti gjerman: BP nuk është i harruar

Presidenti gjerman: BP nuk është i harruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive –

Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive –

08:28 | 21/12/2025
Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –

Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –

08:18 | 21/12/2025
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025 –

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025 –

07:59 | 21/12/2025
Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive –
  • Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –
  • Parashikimi i horoskopit për sot, e diel, 21 dhjetor 2025 –
  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ikën Ismet Bellova, zëri që shoqëroi momentet më të mëdha sportive –
  • Diell i vakët dhe ajër i ftohtë, si paraqitet moti sot –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com