Një dashuri si e tyrja ndoshta nuk ka të dytë në botën e Show-biznesit edhe sepse ajo u ndërpre në mes nga një fatkeqësi. Aktorja Natasha Richardson humbi jetën tragjikisht në vitin 2009 duke lënë të plagosur zemrën e bashkëshortit të saj, Liam Neeson, aktor i famshëm dhe një burrë i pashëm padyshim.
Sot mediat rozë në SHBA dhe Britaninë e Madhe po flasin për një dashuri të re në sfond, pas afro 7 vitesh nga humbja e dashurisë së jetës.
Po kush mund të jetë kjo grua fatlume që ka fituar një zemër burri si e Liam Neeson, i cili ka mbajtur zi për gruan e tij aq gjatë?
Emri i saj akoma nuk është bërë publik. Emrat që qarkullojnë në media janë që nga Kristen Steëart, Susan Sarandon e deri tek Charlize Theron.