Robert Lewandowski është duke festuar dhe dëshironte ta ndajë festën e tij me miqtë e tij më të mirë nga dhoma e zhveshjes së Barcelonës.
Sulmuesi polak ka festuar 10-vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Anna dhe ka organizuar një festë në Itali, në të cilën është rrethuar nga disa futbollistë të Barçës.
Lewandowski, golashënuesi i La Ligës në sezonin e tij të parë në Spanjë, është përshtatur shpejt me dhomën e zhveshjes katalanase.
Është e zakonshme ta shohësh atë dhe gruan e tij duke dalë dhe ndarë kohën e lirë me lojtarët e tjerë dhe partnerët e tyre.

Pikërisht, shoqëruesit e tij më të afërt janë ata që kanë qenë me të në festën që ka organizuar për të festuar përvjetorin e martesës.
Sergi Roberto, Ter Stegen, Christensen dhe Frenkie de Jong, e rrethuan në Toskanë dhe kontrolluan aftësitë e tij në kërcim.
Barcelona do të rikthehet në stërvitje këtë të hënë, por disa lojtarë, ndërkombëtarët, si Robert Lewandowski, do t’i bashkohen skuadrës më vonë, në datën 18.
Lewandowski and his wife Anna showing off their moves. ?? pic.twitter.com/aBQUSQ5780
— barcacentre (@barcacentre) July 8, 2023










