Christian Eriksen ra në fushë pa ndjenja gjatë ndeshjes që Danimarka po luante kundër Finlandës në Kopenhagen.
Për shkak të situatës së krijuar UEFA vendosi ta ndërpresë ndeshjen e EURO 2020. Në fushë dhe në shkallët e stadiumit pati shumë panik.
Nuk munguan as lotët, ndërkohë që Eriksen u rrethua me peshqirë që të mos dallohej çfarë po ndodhte. As kamerat nuk e fokusuan.
Pas ngjarjes, UEFA përmes një komunikate njoftoi se Eriksen është në gjendje të qëndrueshme dhe të stabilizuar.