Check Up: Askush për shkakun, të gjithë me pasojën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Check Up: Askush për shkakun, të gjithë me pasojën

19:46 | 27/04/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Ka pasur një shprehje të famshme të kohës së zborit ushtarak në kohën e komunizmit. Oficerët aktivë, por dhe profesorët e shkollave të mesme dhe universiteteve që dukej se shndërroheshin nga rrobat e gjelbërta e justifikonin gjumin fshehtazi nën hije dhe vrapin e paprerë vigjilent nëpër monopate, nën automatikë e mortaja me aksiomën komuniste: Sa më shumë djersë në stërvitje, aq më pak gjak në luftë! Kjo ishte parrulla që e përsëriste kushdo. Atë e gjeje në mure me gërma gëlqereje, në stenda emulacioni, në libra, gazeta dhe kishte mbirë në sytë e të gjithëve.

Raporti mes djersës dhe gjakut ishte raporti që justifikonte gjithçka duke nisur me sakrificën që duhej të bënte gjithë populli ushtar i asaj kohe. Kohë më pas, kur komunistët u përmbysën, sistemi ndryshoi dhe u tentua të përmbyset një mendësi e trashëguar, edhe kjo aksiomë u neverit, por nuk u zëvendësua me asgjë më të dobishme e kapitaliste. Por, nëse shihet e zhveshur nga keqpërdorimi që ju bë asaj nga diktatura, kuptohet se në thelb ajo nuk ishte e dëmshme. Në thelb, ajo lloj aksiome ishte një mësim i madh. Që mund të përkthehet sot në shumë mënyra dhe me një listë shumë të gjatë. Për shembull ajo mund të përkthehet se duhet të mendohet për dimrin që në verë; që duhet kujdesur për përmbytjen që në kohë të thatësirës; për projektin para ndërtimit; për mbrojtjen me zjarrfikëse para se të bjerë zjarri; për kolaudimin e bombolave të gazit para se ato të shpërthejnë si bomba; për kujdesin për shëndetin që pa u sëmurur ende.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ilir Beqja e quan Check Up. Dhe Check Up shoqëria shqiptare duhet të bëjë për shumë e shumë probleme të përditshme, në secilën nga qelizat e jetës së saj. Parandalim dhe jo kurim. Kujdes para se të ndodhë vakia dhe jo “arredim” detajesh për funeralin e radhës. Ka disa ditë që në media po jepet lajmi që duket si rishpikje e rrotës: në Tiranë, por dhe gjetkë, qentë e rrugës dhe qentë e luksit janë kthyer në rrezik për qytetarët.

Të parët, një pjesë e vogël me “vëth” plastik ngjyrë të verdhë në vesh, kanë kaluar në duart e veterinerëve të bashkisë, por ata pa këtë “bizhu” vetëm shtohen ditë më ditë. Dhe netëve bëhen veçanërisht të frikshëm dhe të rrezikshëm kur tufa­tufa bëhen padronë të rrugëve. Kush e ka provuar të jetë i kafshuar nga ta, e di mirë se në çfarë kalvari sikleti kalon më pas për ditë të tëra.

Të dytët, qentë e luksit, tashmë numërojnë në radhët e tyre edhe “përbindësha” të vërtetë që mund të shkaktojnë deri dhe dëmtime fatale. Herë vrapojnë pas të zotit, herë para tyre, por në shumicën dërmuese të rasteve të palidhur dhe pa maskë në gojë. Vetëm fati mund t’i shpëtojë kalimtarët që kalojnë pranë tyre nëse qeni vendos të ndjekë instiktin: të kafshojë pa lehur për paralajmërim. Por, nëse e bëjnë, pra, nëse kafshojnë dhe njeriu viktimë ja kthen me të njëjtën monedhë, kafshon qenin, atëherë ky është një lajm i vërtetë. Kjo vlen edhe në rastin kur qeni qëllohet me armë, siç ndodhi këtë javë, kur instikti kafshues dhe qeni bashkë me të, u ekzekutuan me kallashnikov. Historia e zakonshme e diktuar nga natyra: qeni kafshon dhe njeriu duhet të marrë masa që të mbrohet, nuk është lajm. Njëlloj siç nuk është lajm mungesa dëshpëruese e paramendimit të shoqërisë shqiptare që refuzon të merret me shkakun, por nxiton të kurojë gjithmonë pasojën. Që ngre zërin vetëm kur ndodh e keqja, por nuk merr asnjë masë për ta parandaluar atë. Që nuk mendon kurrë për dimrin dhe përmbytjen gjatë thatësirës së verës dhe që për mjekun e Perëndinë kujtohet vetëm kur sëmundja i ka vënë poshtë dhe kërkojnë ta shërojnë me ilaçe dhe lutje. Njëlloj si politika që kujtohet për ligjin elektoral, fjala vjen, kur vijnë zgjedhjet e radhës për të bërë premtimet magjike të radhës.

Komunistët dje e bënin me pahir: flisnin vetëm për luftën edhe në pikun e paqes. E kujtonin atë edhe atëherë kur askush dhe askurrë nuk kishte ndonjë ide që të sulmonte me desantë nga ajri, me marinsa nga deti dhe këmbësorë nga toka, atdheun e shqiponjave që mbrohej edhe nga zboristët e djersitur. Është universale: të parandalosh me Check Up në fillim është më mirë se të kurosh me mjekë më pas. Të kujdesesh për dhembjen është më e thjeshtë se të fshih lotët e hidhur të pendesës. Kjo nuk është shpikje komuniste, është urti dhe eksperiencë njerëzore. E kundërta, ajo që ndodh gjithmonë në Shqipërinë e spontanitetit budalla që në çdo të sotme nuk mendon dot përtej të nesërmes, rrezikon ta bëjë jetën e qytetarëve t’i ngjajë zborit të dikurshëm të komunistëve. Gjithmonë në vrap për të qenë larg pushtetit të qenve të rrugës.

/javanews.al/

Etiketa: askushCheck UpdesantëLorenc Vangjelipasojapërbindëshashkakuzbor

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Presidenti i KE Tusk: Reformë në drejtësi për një Shqipëri europiane

Presidenti i KE Tusk: Reformë në drejtësi për një Shqipëri europiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com