Princi Harry dhe Meghan Markle i dhanë fund beqarisë ditën e shtunën në një ceremoni madhështore në Kështjellën “Windsor” në Londër.
Vëmendja e gjithë Britanisë, por edhe e mbarë botës prej ditësh ishte përqëndruar te kjo dasmë, që mund të cilësohet padiskutim si dasma e vitit. Me mijëra njerëz iu bashkuan ceremonisë, ndërsa miliona të tjerë e ndoqën atë live, nëpërmjet televizionit.