Çfarë ndodh pas 25 qershorit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodh pas 25 qershorit

11:00 | 07/06/2017
në Opinion
0

Nga Ilir Babaramo

Rezultati nuk ka për të qenë një surprizë. E vetmja gjë e diskutueshme është nëse Rama do arrijë të ruajë numrin e mandateve që mori PS në 2013 dhe sa e madhe do jetë gropa që do krijohet në Partinë Demokratike. Por, në analizë të fundit tashmë kjo nuk ka kaq shumë vlerë. Të gjithë e dinë se Republika e Rilindjes do ketë mjaftueshmërisht vota për të krijuar qeverinë dhe për të ndryshuar Kushtetutën. Boceti i qeverisjes së nesërme është kabineti aktual, i krijuar me pretendimin për garanci për zgjedhje dhe në vend të marrjes së postit të drejtorit të përgjithshëm të policisë përfundoi tek një ndarje plaçke. Dhe nëse citojmë Bashën e çadrës “zhagia” më e rëndë është ajo me tenderat 1 miliardë euro në vit të OSHEE.

Nuk ia vlen fare të përmendet lapsusi frojdian që bëri sot me naivitet Alibeaj , i cili për hir të vërtetës nuk është shquar për “zhage”, kur në miting ju drejtua Bashës “arkitekt i Rilindjes”. Jo, sepse skifterët e Republikës së Rilindjes tashmë janë gati. Çunat e Kopit dhe gocat e Çilit e kanë mësuar vjershën. Ua ka treguar Rama, kur duke u shkelur syrin ka thënë publikisht “se do jemi bashkë që flamurin kuq e zi do ta ngulim bashkë në Bruksel”. Meqë jemi tek flamuri, jo ai kombëtar, as ai që do përdoret si beze për “zhaget”, por tek Noka. Ministri i dikurshëm i brendshëm që futi në burg babanë e pasuesit të tij për kontrabandë ilaçesh, vlera e të cilave nuk ishte më shumë se 30 mijë lekë të vjetra do sokëllijë sërish në parlament. Këtë herë jo kundër “mafiozit Tahiri dhe kryemafiozit Rama”.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Do t’i hakërehet Mesilës dhe Klajdës se e kthyen Shqipërinë në republikë të cannabis-it. Nga foltorja e parlamentit do drejtojë gishtin pas drejt Edi Ramës dhe do paralajmërojë : Ç’t’i bëj këtij burrit këtu se ju e keni vendin në burg. Nuk vihet bast, në qoftë se do bëhet mik me Saimir Tahirin. Varet, nëse në kuadrin e hapjes së negociatave nga Brukseli dhe paqes që do mbretërojë në Republikën e Rilindjes “dy grupet e atyre çunave” do bëjmë kompromis sipas ndonjë direktive të acquis communautaire.
Çunat e Kopit dhe gocat e Çilit do ta kenë shumë më të lehtë se Flamuri. Madje, kanë filluar ta rifreskojnë miqësinë që kishin me ata të Mjaftit para se të ndërtohej Rilindja dhe të shpallej Republika e Re. Kanë filluar të pyesin se si është ligji i ri i prokurimeve. Pa me kalimin e muajve do shkojnë bashkë te Donato për kostume su misura, se nuk shkohet në Europë me kostumet e qepura të Altini në Rrugën e Durrësit. Dhe Rama do shpotisë Bashën tek shishja e tretë e verës: “të duash të ndërtosh republikë të re me si pasionaria Gridën është sikur Robespieri të kishte zëdhënse Mari Antuanetën”.
vijon

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Të shtëna me armë në Parlamentin e Iranit

Të shtëna me armë në Parlamentin e Iranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

23:31 | 04/02/2026
Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

22:41 | 04/02/2026
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

22:21 | 04/02/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

22:07 | 04/02/2026
Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –
  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –
  • Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –
  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –
  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com