Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka publikaur dokumentin e buxhetit të vitit 2022, ku vihet re se firma e vendosur i përket vetëm zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj.
Në nje postim në “Facebook” Vasili shkruan një kryeministër dhe një qeveri e tillë nuk ishte parë më parë, pasi nuk i jep rëndësi as një buxheti që është propozuar nga po ata.
“Cfare mjerimi qeveritar, Projekt Buxheti i vitit 2022 pa firmen e Edi Rames!
Per cfare duhet ky kryeminister?
Ky qe ben sallahane lart e poshte dhe nuk firmos as Vendimin me te rendesishem te nje qeverie si Buxheti kujt dreqin i duhet??
Kjo perfundimisht nuk eshte qeveri, por nje turp qeveritar qe s’eshte pare kurre me pare,” shkruan Vasili.