Çfarë fitoi Basha me çadrën? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë fitoi Basha me çadrën?

08:22 | 23/05/2017
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Është e vështirë të flasësh për marrëveshjen Rama – Basha dhe akoma më e vështirë të thuash se cili është fituesi dhe humbësi i saj. Eshtë po kaq e vështirë të flasësh për palë të treta të humbura, sepse ekuacioni që ka sjellë kjo marrëveshje nuk llogaritet dot tani. Edhe nëse palët flasin dhe janë të sinqertë, marrëveshja është plot të panjohura dhe askush, përfshi vetë protagonistët, nuk të thonë dot se cila do të jetë e ardhmja e saj.

Por, nëse ka një gjë që mund të thuhet për marrëveshjen, ajo mund të pranohet me gojën plot: Basha ja arriti ta hapë betejën elektorale dhe kjo është fitorja më e madhe e çadrës dhe e tij.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Mjafton një analizë fare e thjeshtë për ta argumentuar këtë.

Më 17 Shkurt të këtij viti, një ditë përpara tubimit që instaloi në bulevard çadrën e protestës, Basha dhe PD dukeshin me pak shpresë.

PS kishte konfirmuar koalicionin me LSI dhe PDIU, duke lënë të kuptohej që fitorja e tyre ishte XXL.

Mbështetësit e PD ishin shumë pak të motivuar pas zgjedhjeve vendore të 2015 dhe sidomos pas humbjes problematike në Dibër. Kritikët e PD thoshin që votues të saj, në mungesën e shpresës për fitore do kalonin tek parti të tjera në një masë jo të vogël dhe kjo do të kthehej në problem.

Të gjitha instrumentat mbështetëse të zgjedhjeve, “të fortët”, “të pasurit” dhe “influentët” e lokaliteteve dukeshin të lidhur mirë me PS.

Vetë Basha nuk e kishte të konsoliduar lidershipin në parti dhe shumë vetë, jashtë dhe brenda PD e shihnin me mosbesim.

Në këtë kontekst, humbja e PD nuk dukej më e mundshme, por thuajse e sigurtë.

Tre muaj më pas dhe me një protestë që kishte shumë personazhe brenda PD, por edhe një media kundër, Basha ja arriti ta kthejë situatën në favor të partisë së tij.

Së pari, koalicioni XXL nuk ekziston më. PS do garojë e vetme dhe LSI me PDIU po ashtu. Ky është bonusi më i madh që Basha mori nga protesta e tij. Në një garim të tillë loja është hapur nga fillimi dhe shancet për një rezultat surprizë po ashtu. Të gjithë e dinë që një rezultat i ngushtë, mund të çojë në kombinime të tjera të shifrave për të arritur numrin magjik 71. Pra, PD është e hapur t’i bashkojë shifrat e saj me të gjitha partitë, ndryshe nga tre muaj më parë, kur nuk kishte asnjë shanc për këtë.

Së dyti, Basha me çadrën, forcoi shpirtin e opozitarizmit dhe qëndresës dhe i bindi mbështetësit e tij se një fitore e mundshme nuk është aq larg. Duke shkarkuar 15 ministra të qeverisë dhe duke i zëvendësuar me ish-zyrtarë të administratës së PD-së, ai ka dhënë mesazhin që pushteti është afër dhe kjo ndikon tek mobilizimi i njerëzve të tij më shumë se çdo gjë.

Së treti, Basha konsolidoi ndjeshëm në publik dhe brenda partisë, lidershipin e tij. Sot, mund të jesh kundër apo pro Bashës në parti, por vështirë të mendosh që ai është thjeshtë një marionetë siç mendonin deri tre muaj më parë shumë syresh.

Për të gjitha këto arsye, Basha ka kthyer në zgjedhje garën, pas tre muajsh protestë. Padyshim ai e di që edhe Rama ka bërë kalkulimet e tij. Rama ka dashur dhe ka arritur të heqë çdo peshë që i rridhte nga koalicioni dhe po tenton të bëjë një betejë, ku i humb apo fiton të gjitha. Ja arrin apo jo, këtë sërish nuk e thotë dot askush. Por të gjithë mund të thonë që së paku, tani do të kemi një garë.

/opinion.al/

Etiketa: Blendi Ferziuçadra e PDÇfarë fitoi Basha me çadrën?koalicioni XXLmarionetëmarreveshja Rama-Bashanumri magjik

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Eduart Ndocaj akordon titullin e lartë “Kaubojs” dhe medaljen “Trump të Lirisë”

Eduart Ndocaj akordon titullin e lartë “Kaubojs” dhe medaljen "Trump të Lirisë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com