Në seancën dëgjimore të komisionit hetimor për çështjen e CEZ nuk është paraqitur as sot dëshmitari Nuel Kalaj (Nue Kalaj).
Kreu i Komisionit, Taulant Balla deklaroi se policia ka shkuar në banesën e tij por nuk e ka gjetur dhe se ka firmosur bashkëshortja e tij, e cila ka pohuar se i shoqi ndodhej jashtë shtetit.
“Dëshmitari vazhdon të mos përgjigjet për paraqitjen e tij në seancë dëgjimore”, tha Balla.
Më pas në komision është thirrur për të dëshmuar ish-kreu i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave Arben Docci. Ndërkohë që pas tij pritet të dëshmojë djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha. Sipas raportimeve ai ndodhet në ambientet e kryesisë së Kuvendit.