Çështja CEZ, Shkëlzen Berisha në Prokurori: Kam ngritur padi ndaj Tualetit dhe Urithit të Ramës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja CEZ, Shkëlzen Berisha në Prokurori: Kam ngritur padi ndaj Tualetit dhe Urithit të Ramës

10:14 | 02/02/2018
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha është thirrur mbrëmë nga prokurorët e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me procesin e privatizimit të kompanisë OSHEE te çekët e CEZ.

Berisha ka konfirmuar thirrjen në Prokurori përmes një statusi që ka postuar në rrjetin social Facebook.
Statusi i Shkëlzen Berishës në Facebook
Post flluskë-thirrjes

Ndonëse dështoi me turp për t’i ofruar publikut qoftë dhe një fakt të vetëm që më lidh mua, aktivitetin tim, kontaktet ose të ardhurat e mia me privatizimin e OSSH. Edi Rama, kryegjykatesi dhe kryeprokurori i ri i Shqipërisë, në pamundësi për të gjetur, një prokuror, gjykatës apo dhe agjenci shtetërore që do merrte përsipër të bënte një kallëzim pa prova e fakte, u detyrua t’ja servirte këtë çorbë, të vetmes specie, që mund ta gëlltiste. Tualetit të tij parlamentar.

Me gjithë presionin politik, prokuroria nuk pati asnjë rrugë përveç se ta pushonte kallëzimin në fjalë. Gënjeshtra për gjoja një premtim takim që dy persona pa asnjë lidhje me mua, i bënin njëri-tjetrit, doli se ishte bërë plot 9 muaj pas përfundimit të procesit të privatizimit, që do të thotë që ky takim (që nuk ka ndodhur kurrë) nuk kish se për çfarë të ndikonte.

Por menjeherë pas shpalljes kryeprokuror dhe kryegjykatës i përkohshëm i Shqipërisë, Edi Rama, dërgoi një flluskë thirrje të re, me shpresën se do mund ta përdorë si gjethe fiku për të mbuluar lakuriqësinë e tij, të damkosur nga skandalet, vjedhjet, korrupsioni dhe droga.

Pavarësisht instrumentalizmit politik dhe mungesës absolute të fakteve. Njëlloj siç kam vepruar 4 herë përgjatë teatrit të komisionit hetimor. Si qytetar dhe në respekt të ligjit, i jam përgjigjur flluskë-thirrjes së fabrikuar nga kryeprokurori i narkoshtetit për të dhënë të njëjtat përgjigjje që kam dhënë para medias sa herë që kam dalë nga komisioni. – Që aktiviteti im, të ardhurat e mia, puna dhe veprimtaria ime, nuk kanë asnjë lidhje me privatizimin e OSSH.

Për ta provuar këtë të vërtetë në rrugë ligjore, kam ngritur padi penale për shpifje ndaj Tualetit dhe Urithit të Ramës.

Por kryeprokurorit të Surrelit nuk i duhet e vërteta por shashka dhe tym për të mbuluar skandalet e tij.

I kapur nga paniku Rama shpreson të mbulojë 650 milionë euro që sipas KLSH ka vjedhur nga paratë e shqiptarëve gjatë divorcit të “mjaltit” me CEZ.

Provon të mbulojë skandalet qindra miliona euro koncesione që ka shpërndarë pa asnjë kriter tek kompani fantazëm pas se cilave qëndrojnë, miqtë dhe ortakët që plackisin taksat e shqiptarëve së bashku me të.

Kërkon të mbulojë pallatet pa faturë dhe bankat me pronarë anonim të kthyera në lavatrice parash të pista nga “nusja” e shtëpisë.

Tenton të mbulojë diamantët dhe miliona euro të përdorura për blerje votash, që ai dhe ministri i tij sigurojnë, duke u lënë trafikantëve peng makinat dhe vëllezërit si garanci për paprekshmërinë e drogës që trafikojnë.

Por numërimi mbrapsht ka filluar dhe nuk do të jetë e largët dita kur kryeprokurori dhe kryegjykatësi i përkohshëm, do lerë rehatinë sarajeve të Surrelit, për të ndarë fatin e dhomën me marionetat e zullumeve të tij.

Etiketa: padiprokuroriShkëlzen Berisha

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Ambasadori Lu takim me Ramën në Kryeministri

Ambasadori Lu takim me Ramën në Kryeministri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com