Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve –

12:32 | 07/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –

Nga Andi Bushati

Ceremonia e daljes nga skena të Belinda Ballukut ishte organizuar në harmoni të plotë me qëndrimet që Edi Rama dhe PS-ja kanë mbajtur gjatë gjithë kohës, që prej kur ajo u shpall e pandehur: Së pari me një respekt dhe venerim për zyrtaren që ka vënë në zbatim skemën më përbindshme të manipulimit të garave publike në Shqipëri.

Së dyti, me një përbuzje dhe injorim të plotë të sentimenteve të publikut, të llahtarisur nga ato që ka dëgjuar e lexuar në bisedat e rrjedhura nga prokurorët.

Si rrallëkujt asaj i kishin mbledhur të gjithë ministrinë për ta duartrokitur në këtë sfilim të fundit. Punonjësit e administratës, mes të cilave disa gra të përlotura dhe burra që kishin veshur maska pikëllimi, dukeshin në sintoni të plotë me fjalët e kryeministrit disa ditë më parë, që i quajti rezultatet e saj “të jashtëzakonshme”. Edhe pasardhësi i ri, në krye të ministrisë, u tregua entuziast nga fakti që ai po prezantohej para stafit prej asaj që ai vijoi ta quante zv/kryeministre, duke mos harruar të shtonte se do çonte përpara me nder stafetën e Belës.

Po të parashutohej në atë sallë dikush që nuk e ka parë e dëgjuar se çka ndodhur 100 ditët e fundit në Shqipëri, ai me siguri do kujtonte se ajo grua që po largohej do ti kishte shpëtuar bashkëatdhetarëve të saj 50 milionë euro tek tuneli i Llogarasë dhe nuk do kishte lejuar zhvillimin e nja nëntë tenderave të manipuluar të unazës.

Kjo ishte atmosfera e ditës së fundit të punës për zv/kryeministren.

Nga ana e saj, në ato pothuajse 20 minuta që foli ajo nuk tha asgjë. Pohoi me ironi se nuk ka treqind apartamente, as jahte apo avionë privatë (gjëra që nuk i përmenden në akuzën e SPAK), por vijoi me kokfortësi vijësjelljen për të mos dhënë asnjë argument për ato që akuzohet.

Gjatë tre muajve, që kur u shpall e pandehur, Belinda Balluku, ka bërë gjithsej dy dalje të rëndësishme publike. Së pari, një fjalë para parlamentit, pasi SPAK nxori përgjimet për të cilat akuzohej dhe së dyti tani, kur i tha lamtumirë stafit.

Njësoj si atë 21 nëntor të vitit që shkoi ajo predikoi se e mbështet reformën e drejtësisë, të nisur nga Rama dhe PS, tha se nuk do të kritikonte apo ofendonte kurrë prokurorët e gjykatësit edhe kur vendimet e tyre kishin kosto personale, gjeti kohë të merret edhe me dy standartet e opozitës kundrejt SPAK-ut. Por, thelbi i dy fjalimeve të Ballukut ishte: “Nuk do komentoj çështje që janë në hetim nga drejtësia”.

Dhe vërtet, po të bësh një bilanc që prej fundit të vitit që shkoi, kur shpërtheu ky skandal, as vetë e interesuara, as kolegët e saj deputetë socialistë, as kryeministri, nuk ka bërë qoftë edhe asnjë koment të vetëm për esencën e akuzave të prokurorëve. Ata janë marrë me “grushtin e shtetit”, rëmbimin e kompetencave të qeverisë nga gjyqësori, hedhjen në kushtetuese të pezullimit, interpretimin e imunitetit të një deputeti apo ministri, por kurrë me përmbajtjen e bisedave që u gjetën në aplikacionin Signal të ish drejtorit të rrugëve Evis Berberi, ku tregohej se si manipulohej çdo tender i infrastrukturës, disa herë me urdhër direkt nga Edi Rama.

Në këtë kuptim, rasti Balluku ka thyer një rekord. Nëse për të gjithë dosjet e SPAK edhe Berisha edhe Ahmetaj edhe Meta edhe Veliaj i janë përgjigjur pothuajse një për një, fakteve për të cilat akuzohen, Belinda është strukur pas alibisë “nuk flas për çështje në hetim”.

Mirë apo keq, herë duke thënë të vërtetën, apo herë duke manipuluar, ata të parët kanë zbatuar një parim që duhet ta ndjekë çdo i votuar me zgjedhësit e vet. Ai ka obligim transparencën, llogaridhënien dhe ndaj akuzave të kundërshtarëve apo medias, e jo më ndaj atyre zyrtare të prokurorisë.

Me mënyrën sesi Belinda Balluku u soll këto tre muaj me çështjen e saj, me strategjinë që ndoqi Rama dhe PS-ja për këtë rast, u tregua hapur injorimi që ata i bëjnë opinionit publik. Deviza e tyre e re është: nuk denjojmë t i’u sqarojmë as kur dyshohemi si hajdutë.

Ky ndryshim sjellje i kësaj kaste të korruptuarish u farkëtua dalëngadalë që kur Balluku nuk u dorëhoq, pastaj duke i kamufluar bisedat e saj banale me Visin si një konflikt që vinte në pikpyetje rendin kushtetues dhe së fundi me refuzimin për ta dorëzuar atë përpara drejtësisë, duke i hequr imunitetin.

Deri diku, kjo lloj mbrojtjeje, mospranimi për të hyrë në detajet e dhënies së tenderave dhe në procedurat që kanë përcaktuar përfituesit e miliona eurove, mund të duket një lëvizje nga halli, si një paranojë e Edi Ramës se mos diskutimet konkrtete që do të pasoheshin nga lëshimi i ish zëvendëses, mund të hapte derën hetimit për atë vetë.

Por, taktika se si u zgjodh të bëhej kjo mbrojtje, përbën në vetvete një problem të madh. Sepse duke iu fshehur sqarimit të akuzave, duke anashkaluar dhënien e llogarisë duke përbuzur transparencën, një pushtet jo vetëm tregon arrogancë, por mbi të gjitha ai dëshmon se është prekur nga një sëmundje më e rëndë. Anashkallimi i këtyre standarteve prodhon automatikisht relativizimin e së keqes, shuarjen e kufirit mes të moralshmes dhe asaj që është e pamundur, deri në atë pikë sa vjedhja mund të paraqitet si virtyt. Pikërisht kjo ulëriste me gjithë shëmtinë e saj, mes lotëve dhe fjalëve të atyre që përcollën Ballukun. Ajo ceremoni kërkonte të impononte si vlerë dikë për të cilin shumica e publikut mendon krejt tjetër gjë.

Të Lidhura

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

nga 27
14:00 | 07/03/2026
0

Personi që shikoni në foton e mësipërme është punonjësi i policisë, Rezart Kuci, i cili është arrestuar këtë të shtunë...

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

nga 27
13:58 | 07/03/2026
0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një conference për mediat ka folur për çështjen e Gërdecit, duke theksuar se...

Duhet t’a nisim nga vetja –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

nga 27
13:42 | 07/03/2026
0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një conference për mediat ka folur për çështjen e Gërdecit, duke theksuar se...

Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –

Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –

nga 27
13:18 | 07/03/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar daljen publike ditën e djeshme të Belinda Ballukut pas shkarkimit nga detyra...

Para
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve –

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –

14:00 | 07/03/2026
Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

13:58 | 07/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

13:42 | 07/03/2026
Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –

Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –

13:18 | 07/03/2026
Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama –

Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama –

13:06 | 07/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –
  • Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –
  • Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –
  • Balluku është figurë e zezë në të gjithë botën –
  • Përgjysmohet numri i nxënësve, as pushtuesit nuk e shkatërruan këtë vend sa antikombëtari Rama –
  • Skandaloze! Flamuri kuqezi vendoset kokëposhtë në shtëpinë ku e ngriti Ismail Qemali në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Akuza për trafik droge dhe grup kriminal, arrestohet një tjetër zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit (Emri) –
  • Gjyqi ndaj meje është sajesë politike, hetimet nuk kane gjetur asnjë shkelje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com