Kryeministri i vendit, Edi Rama, në një postim në “Facebook”, shkruan se Vettingu është kusht i vetëm për çeljen e negociatave.
“Përpjekja e bllokuesve të Reformës në Drejtësi për të çoroditur shqiptarët me gënjeshtra për qëndrimin e BE-së ndaj Shqipërisë, është e përditshme dhe përbaltja e paepur e vendit prej tyre është mbresëlënëse!”
U duk sikur Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian do të kishte një rekomandim pozitiv për Shqipërinë, çështje të tjera e penguan atë që të merrte një vendim këtë javë. Thelbi u duk se ishte reforma në drejtësi dhe veçanërisht ligji i Vettingut.