Dy shqiptarë janë arrestuar në kufirin e gjelbër me Greqinë për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se transportuesit shqiptarë po tentonin të kalonin në vendin fqinj 3 çanta me lëndë narkotike, cannabis sativa, të cilat janë në peshën 50-60 kilogram.
Menjëherë pas evidentimit, policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike në kufirin e gjelbër dhe ka vënë në pranga transportuesit.
Vazhdojnë hetimet nga ana e drejtorisë së qarkut të Korçës për zbardhjen e plotë të ngjarjes.