Dy vajzat e familjes kosovare që mbajnë emrin nga krahina shqiptare e Çamërisë
Çamëria dhe Janina, janë dy vogëlushe nga Kosova. Janë vajzat e Erald Selcës, nga Prishtina. Ai dhe bashkëshortja e tij i kanë pagëzuar dy bijat e tyre me emrin Çamëria dhe Janina.
Është mjaft i përhapur fenomeni i emrave të fëmijëve kosovarë me emra të qyteteve e krahinave shqiptare. Ka shumë persona në Kosovë me emrin Vlora, Berat, Vjosa, Janina, Çamëria etj. I tillë është edhe rasti i fëmijëve të çiftit Selca. Përmes një mesazhi në facebook, ku është edhe fotografia e bijave të tij, Eraldi ka përshëndetur praninë e kryetarit të PDIU-së Shpëtim Idrizi “N’Kosovë Show”, ku foli për Çamërinë e ku falenderoi përzemërsisht kosovarët për ndjeshmërinë dhe mbështetjen ndaj Çështjes Çame.