Filmi i fundit i regjisorit Woody Allen “Café Society” do të jetë i pari që hap Festivalin e Filmit në Kanë.
Në fakt nderi i madh për të hapur këtë spektakël me projektimin e filmit të 46-ë të Woody Allen, “Café Society”, do t’i takojë amerikanëve Kristen Steëart dhe Jesse Eisenberg.
Pas “Hollywood Ending”, në vitin 2002, dhe “Midnight in Paris”, në vitin 2001, është hera e tretë që një film i kineastit njujorkez 80 vjeçar do të hapë takimin më të madh botëror të kinemasë.
I financuar nga gjiganti i distribuimit në internet “Amazon”, hera e parë për një film që hap Festivalin e Kanës, “Café Society” na fut në një histori romantike në “Café Society” dhe Nju Jorkun e viteve 30.
Yje kinemaje, gangsterra, bastexhinj, femra ambicioze apo miliarderë popullojnë këtë udhëtim në kohë, që i mundëson Woody Allen të fusë aktoren Kristen Steëart në galerinë e tij të muzave.