Byberi i Bashkisë Tropojë bën tender 110 mln lekë dhe ia jep pa garë kushëririt të tij – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Byberi i Bashkisë Tropojë bën tender 110 mln lekë dhe ia jep pa garë kushëririt të tij

17:36 | 25/04/2022
në Shqiperi
0

Edhe pse është denoncuar disa herë nga mediat, kryetari i Bashkisë së Tropojës vijon që të bëjë tendera për kushërinjtë e tij. Në datën 25 Mars 2022, Bashkia e Tropojës ka hapur një tender për rikonstruksionin e rrugës Blini i Grisë-Lekurtaj. Procedura mban numrin e referencës REF-23089-03-25-2022 dhe ka fondin limit prej 10.986.652 lekë të reja ose rreth 110 milionë lekë të vjetra. Tenderi është zhvilluar me vetëm një konkurrent dhe pjesëmarrës ka qenë bashkimi i kompanive, “Vllaznimi” shpk & “Griald” shpk.

Siç e kemi thënë edhe më parë, tenderët që zhvillohen pa garë ngrenë dyshime se kompania fituese mund të jetë e paracaktuar dhe për këtë “Open Data” e ka futur në kategorinë e flamurit të kuq me mbishkrimin e mungesës së konkurrencës. Por në këtë procedurë nuk ka vend për dyshime, pasi kompania fituese “Vllaznimi” SHPK është e kushëririt të kryetarit të Bashkisë së Tropojës, Bashkim Byberit. Pra, procedura jo vetëm që është zhvilluar pa garë, por është edhe konflikt i pastër interesi.

Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi, i jep tender kompanisë së kushëririt të tij. “Vllaznimi” SHPK e Bashkim Byberit ka marrë nga Bashkia e Tropojës tendera të tjerë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Më 5 nëntor të 2020, kryebashkiaku socialist rezulton se ka vepruar në konflikt interesi për firmën fituese Vllaznimi shpk për “Rikonstruksion i kanalit vaditës Ahmataj-Sopot, (Vepra e marrjes), Bashkia Tropojë”. Ky prokurim me tender në vlerën e 1 847 831 lekëve pa TVSH, u realizua në nëntor dhe është shpallur fitues Vllaznimi shpk që ka për pronar të vetëm, si dhe njëherësh administrator, Bashkim Byberin.

Një tjetër tender është fituar nga Vllaznimi shpk për rikonstruksionin e Ujësjellësit Dushaj Epërm. “Duke iu referuar procedurës së lartpërmendur, informojmë VLLAZNIMI SHPK Adresa, Tropojë, B.Curri se oferta e paraqitur, me një vlerë të përgjithshme prej 1.120.911 lekë e identifikuar si oferta e suksesshme”, thuhet në Buletinin e APP-së.

Gjithashtu Rexh Byberi nuk është mjaftuar, pasi i ka dhënë edhe një super tendër kushëririt të tij. Bashkia Tropojë më 6.10.2020 ka hapur një procedurë prokurimi me vlerë 3.5 miliardë lekë pa TVSH  për ikonstruksionin e 5 segmenteve rrugore fshati që duhet të likuidohen për tre vitet e ardhshme me ndihmën e buxhetit në një kohë kur e gjithë shuma në dispozicion është shumë më e vogël. Konkretisht bëhet fjalë për prokurimin publik në vlerën e 340.421.901 lekëve për rikonstruksionin e 5 segmenteve Rrugore fshati Gri, Bujan, Cerrnice, Tropoje. Edhe në klëtë tender, fitues ishte bashkimi i këtyre firmave, që kryesohet nga Vllaznimi shpk, e cila zotërohet nga djali i xhaxhait të kryebashkiakut socialist.

Gjithashtu edhe raporti i KLSH-së i muajit shkurt, konfirmonte Bashkinë e Tropojës si një nga njësitë vendore më të korruptuara në Shqipëri. 98 % e parave të shpenzuara për shërbime të ndryshme, janë ndarë dhe kanalizuar në mënyrë të paligjshme dhe korruptive.  Kujtojmë se kryebashkiaku i Tropojës në 30 mars 2021 është marrë nën hetim nga SPAK, me akuzan e shpërdorimit të detyrës. Por siç duket as hetimi i SPAK nuk e ndal kryebashkiakun e Tropojës që të bëjë tendera në shkelje të ligjit./ Marrë nga Gijotina.com/

 

 

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
U dyshua se mund të ishte eksploziv, ja çfarë kishte në brendësi pakoja në Vlorë

U dyshua se mund të ishte eksploziv, ja çfarë kishte në brendësi pakoja në Vlorë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

20:52 | 25/12/2025
Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com