“Buzëqeshi dhe po…”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Buzëqeshi dhe po…”, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau kunatin –

09:18 | 16/01/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Zbardhen të tjera detaje rreth dëshmisë së 50-vjeçarit shqiptar, Fatmir Tarellari, i cili fitoi dje lirinë, ndërsa gjykata caktoi ndaj tij masën ‘arrest shtëpie’. “Po bërtisja sepse më përdhunoi fëmijën dhe ai po tallej me mua. E futa në shtëpinë time, po e ndihmoja financiarisht dhe ai më shkatërroi fëmijën dhe jetën tonë”. Me këto fjalë, 50-vjeçari që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij 18-vjeçare, ka folur para togave të zeza, të cilat e liruan atë përkohësisht. Shqiptari tregoi makthin që nisi më 7 janar, kur u informua nga pronarja e së bijës se qiraja e banesës në qytetin ku ajo studionte nuk ishte paguar.

Vajza e tij ishte në shtëpinë e motrës së saj në Volos kur babai i kërkoi sqarime, por nuk mori përgjigje. Ai nuk arriti që të merrte dot përgjigje në telefon dhe shkoi në shtëpi për të takuar dy vajzat e tij.

Në bisedën mes babait dhe vajzës, nga 18-vjeçari u zbulua se paratë ia kishte marrë një person që e kishte abuzuar dhe përdhunuar seksualisht në të kaluarën dhe tani e kërcënonte se nëse nuk ia jepte paratë do t’i zbulonte familjes dhe gjithë botës foto që kishte në posedim.

Pa treguar identitetin, 50-vjeçari ka mbështetur vajzën e tij dhe i ka qëndruar në krah. Ai nuk e mendoi për asnjë moment se personi abuzues ishte një i afërm i familjes së tij, ndërsa kërkoi që të bënte padi, ndërkohë që i kërkoi një psikolog. Ai fajësoi veten për faktin se nuk e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë po përjetonte fëmija i tij për kaq shumë vite. Tarellari u fiksua për të zbuluar se kush kishte abuzuar seksualisht dhe përdhunuar vajzën e tij, sipas dëshmisë së tij në gjykatë. Mëngjesin e së martës së kaluar, 18-vjeçarja më në fund zbuloi identitetin e përdhunuesit të saj. “Gjendjes sime të rëndë mendore iu shtua ndjenja e tradhtisë”, mësohet të jetë shprehur shqiptari për kunatin e tij, Erjon Pelivani.

Në pamundësi për të menaxhuar atë që po ndodhte, ai u largua nga Volos për t’u rikthyer në Argalasti. Atje ai nuk gjeti qetësi dhe dot dhe donte t’i kërkonte kunatit një shpjegim. Duke ditur të kaluarën e tij të dhunshme, ai ka marrë me vete edhe pushkën që posedon ligjërisht. 50-vjeçari nuk e ka telefonuar vetë 33-vjeçarin pasi nuk kanë pasur shumë kontakte, por ka vënë gruan e tij në telefon me vëllanë e saj dhe i ka kërkuar që të shkonte tek ata.

33-vjeçari ka parkuar makinën në krahun e kundërt dhe është nisur drejt 50-vjeçarit që ndodhej në anën e kundërt të rrugës. “Pse më dhunove dhe ma shkatërrove vajzën”, i bërtiti 50-vjeçari kur e pa. Ai, përkundër faktit se në dukje kishte parë armën që mbante kunati i tij, jo vetëm që nuk dha asnjë shpjegim, por përkundrazi buzëqeshi me hidhërim dhe vrapoi, duke ndryshuar drejtime, tentoi ta sulmonte dhe t’i rrëmbejë armën.

Si e përshkruan vrasjen

50-vjeçari tha se për t’u mbrojtur, ka goditur me tytën e armës 33-vjeçarin në kokë dhe gjoks dhe ai është rrëzuar. Por ai u ngrit dhe e sulmoi përsëri. Pastaj ata u përleshën. 33-vjeçari – sipas asaj që ka dëshmuar autori, tentoi t’i hiqte karabinanë dhe gjatë përleshjes është tërhequr këmbëza dhe i riu u qëllua për vdekje.

Fill pas ngjarjes, Fatmiri u kthye në Volos, shkoi në shtëpinë e vajzës së tij pa treguar se çfarë kishte ndodhur dhe prej andej shkoi në zyrën e avokatit dhe thirri policinë për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur. Më pas është dorëzuar.

Read more

S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin –

RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë –

Këmbimi valutor 7 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Mars 2026 –

Të Lidhura

nga 27
08:38 | 07/03/2026
0

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, nga Shkodra ka lëshuar kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me mungesën e...

RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë –

RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë –

nga 27
08:12 | 07/03/2026
0

Një aksion i befasishëm i forcave speciale është zhvilluar prej orëve të para të mëngjesit në zonën e Ujit të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 7 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:06 | 07/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.1 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Mars 2026 –

nga 27
07:40 | 07/03/2026
0

DashiFundjava sjell vendosmëri dhe iniciativë të fortë, veçanërisht në punë dhe çështjet financiare, ku mund të merrni lajme të mira...

Para
Nuk u ka arsye etnike –

Nuk u ka arsye etnike -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin –

S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin –

08:38 | 07/03/2026
RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë –

RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë –

08:12 | 07/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 7 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 07/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Mars 2026 –

07:40 | 07/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Mars 2026 –

07:36 | 07/03/2026

Më Të Lexuarat

  • S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin –
  • RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë –
  • Këmbimi valutor 7 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 7 Mars 2026 –

  • Parashikimi i motit për ditën e sotme, 7 Mars 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • S’ka më vijë ndarëse mes shtetit dhe pushtetit, Rama nuk pranon dështimin –
  • RENEA “zbarkon” në Vlorë! Dhjetëra efektivë, aksion blic në zonën e Ujit të Ftohtë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com