Butrinti rrezikon të dalë nga UNESCO? Organizata shqyrton çështjen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Butrinti rrezikon të dalë nga UNESCO? Organizata shqyrton çështjen

09:32 | 11/10/2017
në Shqiperi
0

Çfarë është UNESCO?

Organizata Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) është një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara (OKB) me seli në Paris. Qëllimi i saj i deklaruar është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar përmes reformave arsimore, shkencore dhe kulturore me qëllim rritjen e respektit universal të drejtësisë, sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut së bashku me lirinë themelore të shpallur në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Është pasardhësi i Komitetit Ndërkombëtar të Lidhjes së Kombeve për Bashkëpunimin Intelektual.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ndër qindra qëllime dhe objektiva që UNESCO ka, doja të veçoja posaçërisht njërin: “Marrëveshjet e bashkëpunimit Ndërkombëtar për të siguruar trashëgiminë kulturore dhe natyrore botërore” duke iu referuar pikërisht skandalit të ndërtimit në Butrint, ku u përfshinë shumë faktorë. Së pari, Butrinti, Gjirokastra dhe Berati, janë vetëm tri nga 1073 trashëgimitë kulturore që mbrohen nga UNESCO. Sipas kushteve, kritereve dhe rregullave të organizatës, një bord i kryesuar nga Ministri i Kulturës dhe stafi profesional janë përgjegjës për manaxhimin e pronës së Trashëgimisë Botërore. Instituti Kombëtar i Monumenteve të Kulturës dhe Instituti i Arkeologjisë janë përgjegjës për të gjitha hulumtimet, gërmimet dhe konsolidimin e mbetjeve arkitekturore dhe arkeologjike.

“Parku Kombëtar i Butrintit u fut në Listën e Trashëgimisë Kombëtare të Monumenteve të Mbrojtura në vitin 1948. Aktualisht,  mbrojtja dhe ruajtja e monumenteve arkeologjike mbulohet nga Ligji për Trashëgiminë Kulturore. Vlerat natyrore të Ligatinave të Butrintit u njohën nga Konventa Ramsar në vitin 2002.  Në vitin 2005, bazuar në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, Butrinti u shpall Park Kombëtar dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 86 km²”.

Pas lajmit se në Butrint po ndërtohej një biznes privat që u pretendua se ishte konform ligjit dhe i miratuar nga Ministria, reagimi i parë ishte ai i ministres Kumbaro, ku deklaroi:

“Nuk ka beton dhe hekur në atë kuptim që e thoni ju. Është një projekt i miratuar 100% brenda kritereve dhe rregullave”. 

Por menjëherë pas kësaj, skandali u thellua kur ishte vetë drejtoresha e UNESCO-s, Mechtild Rossler, e cila në një intervistë për mediat shqiptare, deklaroi sot, duke replikuar ministren Kumbaro se organizata që mbron trashëgiminë kulturore nuk ishte në dijeni të këtij ndërtimi. Duke qenë se, sipas marrëveshjes, nuk lejohet asnjë ndërtim që të ndikojë në ndryshime, dëmtime, ndotje apo rreziqe të tjera, pa marrë më parë miratimin nga UNESCO, kjo shtyu drejtoreshën e kësaj organizate, të reagonte mbi këtë fakt.

Së dyti, sipas UNESCO-s :“Shtetet që janë pjesë e Konventës duhet të informojnë Komitetin, nëpërmjet Qendrës së Trashëgimisë Botërore, për qëllimin e tyre për të ndërmarrë ose për të autorizuar në një zonë të mbrojtur sipas Konventës, restaurime të mëdha ose ndërtime të reja të cilat mund të ndikojnë në vlerën universale të pronës. Njoftimi duhet të jepet sa më shpejt që të jetë e mundur (për shembull, para hartimit të dokumenteve bazë për projekte të veçanta) dhe para marrjes së vendimeve që do të jenë të vështira për t’u kthyer, në mënyrë që Komiteti të ndihmojë në kërkimin e zgjidhjeve të përshtatshme për të siguruar që prona të ruhet plotësisht e padëmtuar”.

Së treti, UNESCO ka një listë të posaçme ku rreshton disa nga faktorët që ndikojnë negativisht dhe nuk lejohen në asnjë mënyrë të bëhen pa autorizimin e tyre në një trashëgimi e mbrojtur nga ata. Ndër të tjera, në listë specifikohet se NUK lejohet ndërtimi i Bizneseve Individuale.

  • Zona industriale / parqe
  • Ndërhyrje / ndryshime në horizont, etj

Strehimi i vizitorëve dhe infrastruktura përkatëse:

  • Strehim të madh dhe infrastrukturë (hotele, restorante, fusha golfi, ski, vendpushime, etj)
  • Objektet turistike të mëdha / të përhershme me kosto të lartë (pontonet, skelat, observatorët, makinat kabllore, zona kampingu, etj).

Siç u tha më lart, Qendra e Trashëgimisë Botërore dhe Organet Këshillëdhënëse gjithashtu marrin informacion nga burime të tjera si (OJQ, individë, artikuj të shtypit, etj.) nëse ka ndonjë shkelje në dëm të trashëgimisë së mbrojtur.  Në raste të tilla, në përputhje me Paragrafin 174 të Udhëzimeve Operacionale, informacioni i marrë i komunikohet Shtetit Palë për të verifikuar burimin dhe përmbajtjen e informacionit dhe për të marrë sqarime mbi çështjen e raportuar. Përgjigjja e palës shtetërore më pas shqyrtohet nga Organet Këshilluese përkatëse dhe integrohet në raportin e SOC nëse kërcënimi është i vërtetë.

Pas këtyre raportimeve që UNESCO mori, do shqyrtohet nëse vërtetë ndërtimi është i jashtëligjshëm dhe i rrezikshëm për Butrintin. Nëse më pas rezultojnë të vërteta të gjitha frikërat dhe spekullimet që shoqëri civile po parashtron, atëherë UNESCO-s i duhet të marrë masa, duke filluar që nga vënia në diksutim e statusit si Trashëgimi e Mbrojtur Kulturore.

/konica.al/

Etiketa: ButrintMirela KumbarondertimUNESCO

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Ndërtimi mbi Vjosë në Këlcyrë/ Hari Lena letër Edi Ramës dhe Mero Bazes

Ndërtimi mbi Vjosë në Këlcyrë/ Hari Lena letër Edi Ramës dhe Mero Bazes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com