Bushi i Krujës u ndan 1.5 miliard lekë Pëllumb Salillarit dhe bandës së guroreve, me prokurime fiktive – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bushi i Krujës u ndan 1.5 miliard lekë Pëllumb Salillarit dhe bandës së guroreve, me prokurime fiktive –

10:36 | 11/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –

Abuzimet me tenderat/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK –

Thaçi është i pafajshëm, prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve –

Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave –

Strategjia e kryeministrit Rama për të tërhequr mafian dhe të fortët në anën e tij ka funksionuar duke i dhënë PS-së fitoren në bastionet e dikurshme të së djathtës, sic është Kruja dhe Fushë Kruja.

Kështu, e kaluara e errët e Artur Bushit ishte CV-ja perfekte, për të cilën Edi Rama e ftoi në PS dhe e promovoi.

Tashmë Bushi shijon pushtetin duke ndarë paratë sikur të ishin fitimet e një bande dhe jo paratë e taksapaguesve. Kryebashkiaku nuk pyet për asgjë: në mes mes të përmbytjes dhe shirave bën tendera asfalti për Thumanën. Nuk e konsulton ligjin mbi prokurimet: favorizon ata që e zhvasin buxhetin dhe kanë probleme me kontratat.

Epo, Artur Bushi, kryebashkiaku i Krujës, ka axhendën e tij. Nuk mund të djegë fondet e vitit 2025 pa i prekur me dorën e tij! Në fund të janarit të 2026-s ka urdhëruar të asfaltohet qyteti dhe fshatrat! Të ftuarit në koktejlin e tenderave janë oligarku Pëllumb Salillari që përdor Dashnor Sinanajn si maskë, pronarët e guroreve që kanë shëmtuar Krujën, dhe oligarku i Matit, Arben Çela.

Më konkretisht, më 29 janar 2026, Bashkia Krujë ka prokuruar kontratën me objekt “Sistemim Asfaltim i Rrugëve në territorin e Njësisë Administrative Thumanë, Bashkia Krujë”

Për këtë projekt është ndarë mënjanë një fond limit 102 170 900,00 lekë pa T VSH. Paratë janë vënë në dispozicion nga të ardhurat e Bashkisë Krujë, të miratuara me buxhetin e vitit 2025, qysh në 26 dhjetor 2024.

Tenderi është mbajtur në 20 nëntor 2025 dhe kanë marrë pjesë 18 operatorë konkurrues. Gjithsesi, loja luhet nga 4-5 kompani që ndërrojnë vendet nga fituese në humbëse në renditjet e komisionit në tenderat e asfaltit. Këto janë firmat e miqve të kryebashkiakut: ”KEGLI-DURI”, “BAMI HOLDING’’, “ MAKARESH”, “UDHA”, “Z D R A V A’’ dhe “Salillari”.

 

Duke eliminuar tërësisht konkurrencën, janë skualifikuar në fazën e parë 16 kompani. Bushi është kujdesur që mes tyre të jenë edhe ofertat më të ulëta se sa ajo fituese.

Mënyra arrogante e përdorur nga Bushi për të shpërblyer miqtë e tij është “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përvec fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”.

Open Data Albania ka përdorur me këtë rast një “Flamur të kuq” për të sinjalizuar riskun e korrupsionit.

Në këtë tender, Pëllumb Salillari ka zgjedhur të mbështesë një kompani tjetër dhe të mos dalë vetë në plan të parë, për të shmangur opinionin.

Kjo mund të jetë zgjedhja e menaxherëve, pasi pikërisht në këtë kohë, është diskutuar shumë  publikisht puna pa cilësi dhe mos respektimi  kontratave të mirëmbajtjes së rrugëve nga “Salillari”. Sidomos problematike dhe e ndjeshme për qytetarët ka qenë gjendja e Rrugës ë Kombit gjatë dimrit.

Zyrtarisht, kompania fituese është “Z D R A V A’’ sh.p.k me pronar Dashnor Sinanajn, ortak në shumë tendera me Pëllumb Salillarin. Vlera e ofertës së paraqitur është 75’121’368.55 (shtatëdhjetë e pesë milion e njëqind e njëzet e një mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë pesëdhjetë e pesë) lekë pa t.v.sh. Subjekti mbështetes është “SALILLARI”sh.p.k.

Oferta, pavarësisht se duket e koordinuar në marëveshje me disa kompani, nuk është më e ulëta.

Kështu, “COMPANY RIVIERA 2008”sh.p.k , ka bërë ofertën 68’940’361 (gjashtëdhjetë e tetë milionë e nëntëqind e dyzet mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) lekë pa t.v.sh.

E pranueshme është edhe shifra e ofruar nga “SHPRESA – AL’’ sh.p.k, 72’950’167.40 (shtatëdhjetë e dy milionë e nëntëqind e pesëdhjetë mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë dyzet) lekë pa t.v.sh. Në këtë linjë është edhe oferta e “Shendelli’’ sh.p.k me vlerë 73’984’996 (shtatëdhjetë e tre milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) lekë pa t.v.sh.

Mund të merrej në konsideratë edhe propozimi i “RSM CONSTRUCTION’’ sh.p.k  me vlerën 67’432’710 (gjashtëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e tridhjetë e dy mije e shtatëqind e dhjetë) lekë pa t.v.sh.

Në mënyrë të përllogaritur, të suskesshme u vlerësuan vetëm dy oferta: “BAMI HOLDING’’ sh.p.k me vlerë 90’048’997.12 (nëntëdhjetë milionë e dyzet e tetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë pikë dymbëdhjetë) lekë pa t.v.sh.

Tjetra është kompania e e mbështetur nga Salillari, “ZDRAVA” me ofertë afro 150 milionë lekë më të ulët.

Mbingarkesë tenderash në pak duar

Salillari dhe Sinanaj ka rrezik t’i lënë rrugët pa asfaltuar, ose t’i bëjnë shkel dhe shko, siç e kanë zakon. Nuk duhet vënë bast për oligarkun Sallillari që mer tendera pa fund. As për Dashnor Sinanajn! Pasi e vumë veten në vend të komisionit të tenderit dhe “vlerësuam” kapacitetin teknik të operatorit fitues, zbuluam se kompanitë janë të angazhuara paralelisht në kontrata të tjera publike.

Kështu, dy javë para se të merrnin tenderin nga Bushi, më 16 Janar 2026, “Salillari” dhe “ZDRAVA” dhe do të firmosnin kontratën me kohëzgjatje 2 vjet me Bashkinë Mat. Objekti i prokurimit edhe në këtë rast është asfaltim. Në tenderin “Asfaltimi i rrugëve lidhëse në fshatrat e Njësive Administrative Burrel, Baz, Lis, Komsi, Rukaj”, dy firmat kanë marrë fondin limit 360 432 604,00 lekë pa TVSH.

Ndërsa më 25 janar 2026, “Z D R A V A” sh.p.k ka firmosur kontratë si subjekt mbështetës në tenderin “Ndërtim i objektit shumëfunksional 3 kate për akomodimin e Komandës dhe Shtabit të Forcës Tokësore (Repart Ushtarak Nr. 1001). Fondi limit i caktuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe i prokuruar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara është 254,010,508.84 lekë pa TVSH.

Biznesmeni i kapur në mashtrim nga KLSH

Ndërkaq, Dashnor Sinanaj, nuk mjaftohet me fitimet e zakonshme. Kompania e ndërtimit ‘Zdravo’ është evidentuar në përvetësime të parasë publike, përmes mashtrimit me zbatimin e kontratave. Këtë e ka bërë duke marrë para nga drejtorë dhe kryebashkiakë të korruptuar për punimet e pakryera.

Kompanisë me bazë në Fier-Shegan të Lushnjes, në një kontratë të audituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit  i është zbuluar mashtrimi me volumin e punimeve. Bëhet fjalë për tenderin me “Flamur të kuq” për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Çekin dhe zëvendësimin e tubacionit kryesor të Ujësjellësit Çekin në Gramsh.

Kontrata me vlerë rreth 1 milion USD është firmosur nga kryetari i Bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzimin në zbatimin e kësaj kontrate, ku Bashkia Gramsh ka likuiduar punime të pakryera. KLSH-ja ka kërkuar që të kthehen paratë në buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, kryetari Bushi ka shpërndarë lekë të tjera, për të mbuluar gropat e rrugëve. Në këtë rast, objekti i tenderit është ”Riparim me asfaltobeton i rrugëve të dëmtuara në territorin e Bashkisë Krujë.

Edhe ky tender ka merituar “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit. Bashkimi i firmave “KEGLI-DURI” shpk dhe MAKARESH sh.p.k, me bazë në Fushë Krujë, janë shpallur fitues, megjithëse nuk ishte oferta më e ulët.

Pra, pronarët respektivë të kompanive fituese, Durim Babasi dhe Qamil Babasi paskan qenë të paracaktuar për ta marrë këtë fond.

Këtu ndalojmë një moment dhe informojmë publikun se këta biznesmenë ia kanë nxirë faqen Krujës me guroret e tyre. Sigurisht që këtë punë e bëjnë në bashkëpunim me Artur Bushin. Kujtojmë se më 27 janar 2023,  pas denoncimeve të medias, policia bëri një aksion në zonën e mbrojtur natyrore Krastë – Verjon, që është shpallur peisazh i mbrojtur që në vitin 2018. Në vitin 2019, Ministria e Mjedisit kishte ndaluar aktivitetin e grurorëve dhe furrave të gëlqeres në ketë zonë, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur zonën.

Policia e Shtetit me operacionin e koduar “Mjedisi” çoi para drejtësisë administratorët e guroreve duke i proceduar penalisht. Mes tytre ishin Qamil Babasi, Flavio Babasi, Besnik Babasi.

Ndërsa për kompanitë “Kegli – Duri”, “Salillari”, është vendosur gjobë 300.000 lekë dhe pezullim të plotë të aktivitetit. Agjencia Kombëtare e Mjedisit do të propozonte dhe revokimin e lejes mjedisore.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur revokimin e lejes mjedisore dhe gjoba nga 300 mijë deri në 500 mijë lekë për subjektet “Makareshi”, “Babasi-COO”.

Ndërsa tenderi i tretë i asfaltimit, që është mbajtur nga Bashkia Krujë, brenda dy ditëve, është për rrugët e qytetit. Ky i është besuar Arben Çelës, pronarit të kompanisë “UDHA” shpk. Bëhet fjalë për kontratën me objekt “Sistemim Asfaltim i Rrugëve në territorin e Qytetit Krujë, Bashkia Krujë’’.

Çela e ka përfituar këtë tender me ofertën 37,480,500.05 [tridhjetë e shtatë milionë e katërqind e tetëdhjetë mijë e pesëqind pik zero pesë] lekë pa t.v.sh Në këtë projekt janë përfshirë rrugët “Qyshke”, “Boje”, “Varosh”, “Karl Gega”, “Gavril Dara”, “Demerxhi” dhe “Rruga e Cacëve”.

Në këtë procedurë merr pjesë formalisht, me ofertë me diferencë të vogël me atë fituese: ”KEGLI-DURI” sh.p.k, 39’797’146 (Tridhjetë e nëntë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e dyzet e gjashtë leke) pa t.v.sh.

“ MAKARESH” sh.p.k, e Qamil Babasit bën ofertë anomalisht të ulët, 161’286’212 [Njëqind e gjashtëdhjetë e një milionë e dyqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e dymbëdhjetë ] leke pa t.v.sh.

Edhe ‘MELA” Sh.p.k, ka ofertë të ngjashme si dy pika uji me atë fituese: 37’376’938.70 [Tridhjete e shtate milion e treqind e shtatedhjete e gjashte mije e nenteqind e tridhjete e tete pike shtatedhjete] lekë pa t.v.sh .

Kurse “COMPANY RIVIERA 2008” sh.p.k propozon ta bëjë këtë punë me 31’456’859 (tridhjetë e një milion e katerqind e pesëdhjetë e gjashtë mije e tetëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë pa t.v.sh .

Po ashtu, “RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sh.a, ka prezantuar ofertë më ekonomike: 32’234’606.52 [ tridhjetë e dy milion e dyqind e tridhjetë e katër mijë e gjashteqind e gjashtë pikë pesëdhjetë e dy] lekë pa t.v.sh .

Oligarku i Berishës që kaloi me Ramën

Përfituesi i këtij tenderi Arben Çela, ashtu si shumë biznesmenë dhe oligarkë të tjerë pranë PD-së, pas rënies së Berishës nga pushteti, nisen të afroheshin me Ramën, me qëllim për të vijuar lojën me tendera.

Arben Çela i PD nisi të shfaqej edhe në takimet e Edi Ramës, ku në një rast, në shtator 2019 mori mikrofonin dhe tregoi se si e kishte zgjidhur një hall me “bashkëqeverisjen”. Halli i tij i madh ishte se duhet të merrte ca para tenderash.

Pas kësaj “UDHËS” iu çel udha për tendera me vlerë dhjetëra milionë euro nga kryebashkiakët dhe drejtorët e Edi Ramës.

Kompania e Çelës gjatë viteve të fundit ka marrë mbi 70 tendera, nē shumë raste me “flamur” sinjalizues të korrupsionit. Në fijet e skemës klienteliste të Arben Çelës futet edhe kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi,

Nga arrestimi për kokainë në Itali tek kryetar Bashkie

Bushi ndërkohë është në pritje t’i vijë radha që SPAK ta arrestojë për korrupsion. Më 17 mars 2023, Artur Bushi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se shtatë kallëzime penale janë depozituar në SPAK, ndaj kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi.

Ndërkohë që 3 prej tyre janë regjistruar për procedim, 2 janë dërguar gjykatat e rretheve, ndërsa 2 të tjera janë pushuar si çështje.

SPAK po verifikon një aferë të dyshuar korruptive të Artur Bushit me ndarjen e banesave për familjet që mbetën të pastrehë pas tërmetit të nëntorit 2019.

Në këtë aferë të dyshuar Artur Bushi është implikuar përmes vëllait të tij, Ilir Bushi, i cili komandon njësinë e Thumanës me urdhra verbalë dhe ndikime të paligjshme.

Shumë familje kanë bërë ndarje fiktive në gjendjen civile me qëllim për të përfituar disa banesa padrejtësisht, ndërsa familje të tjera janë nxjerrë jashtë loje.

Përfituesit kanë lidhje klienteliste me Artur Bushin, me të shkuar të errët jashtë vendit. Vëllai i Artur Bushit, Ilir Bushi, kontrollon disa kompani, mes të cilave edhe kompaninë e transportit dhe gurores “Fazion”.

Me anë të kësaj kompanie Ilir Bushi administron disa gurore në Krujë në konflikt interesi, ndërsa ishte futur edhe si nënkontraktor i kompanisë “Gener 2” të Bashkim Ulajt, ku ka ndërtuar një segment të rrugës Thumanë-Kashar.

Artur Bushi dyshohet gjithashtu për korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera duke diktuar prokurimet për një rreth klientësh të tij.

Bushi u përfshi në politikë pas kthimit në Shqipëri nga Italia, duke u zgjedhur kryetar i Komunës Thumanë, në vitin 2011. Dy vjet më pas, ai u bë pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste, për deputet në qarkun e Durrësit dhe fitoi mandatin.

Në gusht 2015, ai u bë kryetar bashkie në Krujë, ndërkohë që një investigim zbuloi se kandidati për kryebashkiak i Krujës ishte arrestuar në qershor 2010 nga policia italiane, i dyshuar për lidhjet me një organizatë të trafikut të kokainës.

Bushi u lirua një muaj e gjysmë më pas, ndërsa çështja kundër tij u pushua dhe u arkivua në vitin 2011 nga Prokuroria italiane. Përveç kësaj çështjeje, Artur Bushi shënoi në formularin e dekriminalizimit edhe një ndalim të vitit 1996 në Caserta të Italisë, ndërsa procesi përfundimtar gjyqësor ka përfunduar më 24 korrik të vitit 2010.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Të Lidhura

Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –

Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –

nga 27
11:30 | 11/02/2026
0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, denoncoi sot dhunën e ushtruar nga qeveria dhe policia, duke akuzuar...

Abuzimet me tenderat/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK –

Abuzimet me tenderat/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK –

nga 27
11:16 | 11/02/2026
0

Ish-kryetari i Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për veprën penale “shkelje e...

Thaçi është i pafajshëm, prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve –

Thaçi është i pafajshëm, prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve –

nga 27
11:12 | 11/02/2026
0

Sot ka nisur dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në gjyqin kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri Veseli...

Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave –

Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave –

nga 27
10:56 | 11/02/2026
0

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben Ahmetajt për të dëshmuar në seancë me audio ose videokonferencë....

Para
Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave –

Dosja 'Buka'/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –

Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –

11:30 | 11/02/2026
Abuzimet me tenderat/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK –

Abuzimet me tenderat/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK –

11:16 | 11/02/2026
Thaçi është i pafajshëm, prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve –

Thaçi është i pafajshëm, prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve –

11:12 | 11/02/2026
Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave –

Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave –

10:56 | 11/02/2026
Bushi i Krujës u ndan 1.5 miliard lekë Pëllumb Salillarit dhe bandës së guroreve, me prokurime fiktive –

Bushi i Krujës u ndan 1.5 miliard lekë Pëllumb Salillarit dhe bandës së guroreve, me prokurime fiktive –

10:36 | 11/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –
  • Abuzimet me tenderat/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK –
  • Thaçi është i pafajshëm, prokuroria po hedh poshtë dëshmitë e ndërkombëtarëve –
  • Dosja ‘Buka’/ GJKKO pranon që Arben Ahmetaj të dëshmojë përmes video-konferencave –
  • Bushi i Krujës u ndan 1.5 miliard lekë Pëllumb Salillarit dhe bandës së guroreve, me prokurime fiktive –
  • E vetmja parti që ushtron dhunë dhe i shkon mbrapa një të lajthituri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Asnjë dhunë nuk i ndal protestat e qytetarëve, koha e Ramës ka mbaruar –
  • Abuzimet me tenderat/ Ish-kryebashkiaku socialist i Memaliajt, Gjolek Guci merret i pandehur nga SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com