Një 47-vjeçare është zhdukur pa gjurmë në Durrës. 47-vjeçarja, V.B mësohet se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Ka qenë bashkëshorti i saj B.B, i cili ka kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e saj.
“Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasi B. B., se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshortja e tij, shtetasja V. B., 47 vjeçe, banuese në Durrës. Punohet për gjetjen e saj.”-njofton policia.