Një grua ka mbetur e vrarë me armë zjarri në afërsi të gjykatës në Elbasan.
Raportohet se të shtënat janë ndjerë pranë gjykatës ku një burrë ka qëlluar në drejtim të gruas së tij duke e lënë të vdekur në vend. 68 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital, por mjekët kanë konstatuar se ishte pajetë. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes.