Burrë e grua avokat për çështjen CEZ, njëra mbron shtetin shqiptar, tjetri kompaninë çeke – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burrë e grua avokat për çështjen CEZ, njëra mbron shtetin shqiptar, tjetri kompaninë çeke

13:20 | 09/02/2017
në Shqiperi
0

Fakte të reja kanë dalë në dritë për skandalin CEZ. Bashkëshorti i Avokates së Shtetit, Envi Hiçka, ka qenë avokati i kompanisë Cez përgjatë kohës që Cez ka operuar në vendin tonë.

Gazeta e opozitës RD raporton se zyra e bashkëshortit të Avokates së Shtetit, Alma Hiçka, ka qenë përfaqësuese në proçeset gjyqësore në periudhën kohore kur DIA akuzoi CEZ për mosshlyerje detyrimesh.

Sipas gazetës Rilindja Demokratike në këtë çështje bëhet fjalë për një konflikt të pastër interesi, pasi të dy bashkëshortët kanë qenë avokatë të dy palëve të kundërta. Alma Hiçka Avokatja e Shtetit tonë ndërsa i shoqi Envi Hiçka avokat i kompanisë ceke.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

RD thekson se  Hiçka është nga të parat emërime që ka bërë Rama sapo mori karrigen e kryeministrit më datë 5 nëntor të vitit 2013, duke e konsideruar si“kryembrojtëse e interesit të shtetit”.

Në përfundim të procesit gjyqësor me kompaninë CEZ, pala shqiptare u tërhoq, opozita e ka konsideruar marrëveshjen e arritur si një marrëveshje e cila është në disfavor të interesave të vendit tonë. Sipas RD, Avokatja e Shtetit e thirrur për të dëshmuar në komisionin hetimor për këtë çështje është shprehur se nuk ka patur informacion që i bashkëshorti ishte avokat i palës çeke.

Sipas gazetës RD, Hiçka është e vetmja avokate që ka këshilluar dorëheqjen nga kjo çështje ndërkohë që avokati i kontraktuar vazhdimin e çështjes.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori Avokaten e Shtetit dhe Ministrin e Energjisë Damian Gjiknuri pasi sipas KLSH marrëveshja e arritur palën ceke i ka kushtuar shtetit tonë një dëm financiar prej 479 milionë euro.
Për dosjen e CEZ KLSH ka deklaruar se:

“Avokati i Shtetit si titullar i institucionit i ngarkuar me nënshkrimin e marrëveshjes ka pasur detyrimin jo vetëm të mos nënshkruante një marrëveshje tërësisht të disfavorshme dhe në shpërfillje të plotë të pretendimeve dhe interesave të shtetit shqiptar, por edhe të paralajmëronte dhe informonte jo vetëm anëtarët e grupit të punës, por dhe institucionet e tjera të shtetit si Këshillin e Ministrave dhe Kuvendin në lidhje me të gjithë përcaktimet në marrëveshje ku qartazi rrezikoheshin interesat e shtetit shqiptar”.

Ndërsa qeveria shqiptare nëpërmjet Avokates së Shtetit Alma Hiçka u tërhoq nga gjyqi dhe mori hua për të dëmshpërblyer kompaninë CEZ, bashkëshorti i zonjës Hiçka ka qenë pjesë e ekipive të juristëve të lidhur me kompaninë CEZ.

Duket sikur konflikti i interesit ka arritur në nivele të panjohura më parë, aq sa dhe shprehja ‘Burrë e grua, mish e thua’, tashmë mund të konvertohet dhe në ‘Burrë e grua, CEZ e hua’.

/ Hashtag.al/

Etiketa: Alma Hiçkaavokati i CEZAvokatja e ShtetitCEZDIAEnvi Hiçka

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
18 Shkurti/ Basha: Kur ngrihet rinia nuk ka qeveri që ta ndalojë, provën e keni, Rumaninë

18 Shkurti/ Basha: Kur ngrihet rinia nuk ka qeveri që ta ndalojë, provën e keni, Rumaninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –

22:58 | 13/03/2026
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

22:36 | 13/03/2026
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –

22:04 | 13/03/2026
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –

21:20 | 13/03/2026
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –

21:10 | 13/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –
  • Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun –
  • Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
  • Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin –
  • Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
  • VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com