Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin Leeds në Jorkshirin Perëndimor, zonë në veri të Londrës në Britaninë e Madhe. Jo Cox , deputetja e Partisë Laburiste ka ndërruar jetë pas sulmit me thikë dhe me armë nga një person. Për këtë ngjarje policia ka arrestuar një person të moshës 52 vjeçare. Sipas dëshmitarit të ngjarjes, Hithem Ben Abdallah, Cox është përfshirë në një përleshje në mes të dy burrave në fshatin Birstall.