Brisa, Salca e Palçi, fshatrat alpine që mahnitën turistët gjermanë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brisa, Salca e Palçi, fshatrat alpine që mahnitën turistët gjermanë

11:01 | 14/11/2016
në Shqiperi
0

Si po zhvillohet turizmi në fshatrat e Luginës së Nikaj-Mërturit, vendi midis dy lumenjëve që nuk shterrojnë kurrë.

Bjeshkët e Salcës, Shtërziqja e Brisës, Logu i Gurrës, Okoli i Palçit, Listrami i Btoshës, T’herme, Rruku i Nikajve e të tjera vende, janë kthyer në destinacion shumë i pëlqyer për turistët gjermanë. Janë tri fshatra në krahinën e Nikaj-Mërturit, Salcë, Palç e Btoshë, ndër shumë të tjera të kësaj krahine që dita-ditës po kthehen në vënde të prefereuara për turistë vendas e të huaj.  Krahina e Nikaj-Mërturit, ka një numër shumë të madh pikash turistike, ndër të cilat e më kryesorja është ajo e Currajve të Epërm.

Lugina e Nikaj-Mërturit përshkohet nga dy lumenj që nuk shterrojnë asnjë herë. Këta lumenj janë: Lumi i Nikajve dhe lumi i Mërturit. Lumi i Nikajve e ka burimin e tij nga lugina e Ndërmanjës (Lumi i Zi) ose Bjeshkët e Gjonpepajve e të Kapitit dhe kalon midis shpatit të Currajve e fshatrave Kapit, Gjonpepaj e Lekbibaj dhe në vazhdim bashkohet me lumin e Mërturit në jug-perëndim të fshatit Curraj i Poshtëm. Lumi i Mërturit e ka burimin e tij në Curraj të Epërm, ndjek rrjedhjen e tij midis Malit të Theposur, afër lagjes Mulaj, ndanë Shën Gjergjin nga Curraj i Poshtëm dhe poshtë këtij fshati bashkohet me lumin e Nikajve dhe të dy së bashku vazhdojnë rrjedhjen e tyre midis fshatit Raje e Tetaj dhe derdhen në lumin Drini.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Infrastruktura rrugore e ka penguar e vazhdon ta pengojë zhvillimin e turizmit në këto vende. Vështirësitë në infrastrukturë nuk e kanë penguar nëj grup turistësh e gazetarësh gjermanë, për të shkuar deri në fshatin Brisë, njëri prej vendeve me terrenin më të thyer në luginën e Nikaj-Mërturit. Bashkë me mikpritjen karakteristike për zonën e Nikaj-Mërturit, turistët gjermanë janë magjepsur me trashëgiminë kulturore që ka kjo zonë. Janë kullat, të parat me të cilat mahniten turistët.

Kulla e Thepit (Ngujimit), në fshatin e bukur të Curraj Epër; Kulla në Sukullar, në Qeresh; Kulla e Ukshin Brahimit, në Mulaj; Kulla mbi 300 vjeçare e Kurtesh Kurtit, në fshatin Lekbibaj; Kulla e Deli Tahirit, në Salcë; Kulla e Qëndresës, në Brisë.

Kulla e Deli Tahirit, është bash në mes të rrugës, nga fshati Salcë drejt Brisës. Është një kullë që mban shumë histori, traditë e mikpritjeje, kuvendesh e mbledhjesh, luftrash me trima e trimëresha. “Trim si Deli Tahiri”, thuhej dikur në Malësinë e Veriut. Pjesëmarrës në disa luftra ndaj turkut e serbo-malazezëve, njëri nga organizatorët dhe drejtuesit kryesor në luftën e 1910 kundër forcave të Dërgut Pashës.

kulla

Në odën e  burrave të kësaj kulle, turistët dëgjuan historinë e krahinës së Nikaj-Mërturit, e rrëfyer nga më të moshuarit e kësaj zone. Kullat dhe çdo gjë tjetër në atë krahinë janë lënë pas dore, ndërkohë që fondacione gjermane kanë nisur investimet për ta kthyer atë zonë në një destinacion shumë të rëndësishëm për turistët shqiptarë dhe të huaj. Ky ishte misioni i  këtij grupi gjermanë, i cili vizitoi pak javë më parë Nikaj-Mërturin. Ja fotografitë, përmes të cilave ata e përcjellin aventurën e tyre në Nikaj-Mërtur.

1

Një pemë si një zemër, në afërsi të maleve në Nikaj-Mërtur…

2016-06-20-1466413047-3744105-huffpoalba07164-thumb

Përjetuam mikpritjen e fshatit malor…

2016-06-20-1466413134-2555697-huffpoalba07079-thumb

Një mënyrë për të arritur në fshat, është 500 lekë ardhja nga brigjet e liqenit

Traget unik pasagjerësh.”Dragobia” sjell alpinistët në pikën e ngritjes.

2016-06-20-1466413560-3297552-huffpoalba07002-thumb

Një udhëtim me traget nëpër liqen konsiderohet nga Trecher Guide si një nga përvojat më të mira të udhëtimit në Shqipëri.

2016-06-20-1466413596-691021-huffpoalba07020-thumb

Për transportin e pasagjerëve është  autobusi SETRA..

2016-06-20-1466413639-1905559-huffpoalba07024-thumb

Drejt bukurive mahnitëse natyrore në të majtë të Digës së Ulzës.

2016-06-20-1466413685-1178237-huffpoalba07042-thumb

Pika e ankorimit në Liqenin e Fierzës.

2016-06-20-1466414287-4524677-huffpoalba07070-thumb 2016-06-20-1466414321-9829810-huffpoalba07088-thumb 2016-06-20-1466414358-2771862-huffpoalba07113-thumb 2016-06-20-1466414783-5867239-blogalba07101-thumb 2016-06-20-1466414840-9952235-huffpoalba07132-thumb 2016-06-20-1466414874-910783-huffpoalba07133-thumb 2016-06-20-1466414921-1343135-huffpoalba07137-thumb 2016-06-20-1466415066-7687475-huffpoalba07142-thumb 2016-06-20-1466415929-9224244-huffpoalba07148-thumb 2016-06-20-1466416397-3598777-huffpoalba07156-thumb 2016-06-20-1466416462-4868654-huffpoalba07170-thumb 2016-06-20-1466416684-201189-huffpoalba07218-thumb 2016-06-20-1466417025-7190368-huffpoalba07236-thumb 2016-06-20-1466417049-7830377-huffpoalba07231-thumb 2016-06-20-1466417128-2312303-huffpoalba07260-thumb 2016-06-20-1466417247-4723098-huffpoalba07237-thumb 2016-06-20-1466417859-2718512-huffpoalba07271-thumb 2016-06-20-1466417893-5211427-huffpoalba07276-thumb 2016-06-20-1466417967-6736170-huffpoalba07267-thumb 2016-06-20-1466418022-59957-huffpoalba07269-thumb 2016-06-20-1466418270-2097834-huffpoalba07281-thumb 2016-06-20-1466418568-3581308-huffpoalba07261-thumb 2016-06-20-1466418995-781150-huffpoalba07317-thumb 2016-06-20-1466419023-5128357-huffpoalba07321-thumb

Etiketa: alpineBrisaKulla e Deli TahiritNikaj MerturiPalçiSalcaturistët gjermanë

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Rama: BE-ja konfirmon rekomandimin pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave

Rama: BE-ja konfirmon rekomandimin pozitiv të Komisionit për çeljen e negociatave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com