Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, i është bashkuar protestës së Opozitës. Bregu ka kritikuar çadrën dhe vendimin për të bojkotuar zgjedhjet, por me Lulzim Bashën me sa duket e ka bashkuar sot protesta. Siç duket nga fotografitë e publikuara në opoinion.al, deputetja kritike e Bashës është veshur sportive dhe qendron në bulevard.
Protestuesve në shesh iu është bashkuar edhe ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli. Ajo është fotografuar sot mes protestuesve demokratë, opozitarë dhe gjithë qytetarëve që iu bashkuan PD-së në sheshin përpara Kryeministrisë.
Ndërkaq Basha ka qënë i shoqëruar nga familja e tij, dhe në krah nuk ka pasur asnjë aleat. Berisha gjithashtu shoqërohet nga vajza e tij, Argita.