Ambasadori grek Kyriakos Amoiridis rezulton i zhdukur që prej ditës së hënë, ndërsa ende nuk ka gjurmë të vendndodhjes së tij
Bashkëshortja e Amoiridis, ka konfirmuar për policinë se nuk ka kontaktuar me bashkëshortin e saj që prej ditës së hënë. Atë ditë, ajo tregon se ishin në pushime në shtëpinë e tyre në Nova Iguaçu, dhe pas përfundimit të pushimeve nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e ambasadorit.
Menjëherë policia e Brazilit ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen e ambasadorit. Ndërsa Ambasada e Greqisë në Brazil dhe Konsullata greke nuk kanë komentuar rreth vendndodhjes së ambasadorit të tyre.