Një trup i pajetë është gjendur brenda një makine të djegur, e cila ishte marrë me qira nga ambasadori grek në Brazil, Qiriakos Amoridhis. Ministria e Jashtme greke konfirmon se trupi është i përfaqësuesit diplomatik që rezultonte i zhdukur prej disa ditësh.
Policia e Rio de Zhaneiros bëri me dije që dyshohet se ai është marrë peng e në vazhdim është ekzekutuar prej pengmarrësve, të cilët mund t’i kenë vënë flakën makinës. Hetimet po vazhdojnë.
Gjithashtu po punohet për zbardhjen e motiveve të pengmarrjes së mundshme.