Prej më shumë se tre muaj punimet në Bypassin e Fierit janë ndërprerë. Punimet e ndërprera në të hyrë të Fierit kanë sjellë mjaft problem për banorët e zonës.
Banorët thonë se ndërprerja e punimeve u ka nxjerrë jashtë përdorimit tokat, pasi janë bllokuar kanalet kulluese dhe vaditëse. Si pasojë e bllokimit tokat e tyre mbyten gjatë dimrit dhe thahen gjatë verës. Gjithashtu banorët kërkojnë edhe dëmshpërblimin për tokat e tyre.
Për ndërtimin e Bay-passit është alokuar fondi prej 40 milion eurosh, ndërkohë që përfundimi i punimeve është parashikuar që të bëhet në fund të muajit maj.